Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Janar » 31 » 10 rregulla te arta per nisjen e nje biznesi .
4:59 AM
10 rregulla te arta per nisjen e nje biznesi .
Eshte gjithmone frytdhenese dhe shpesh frymezuese per te tjeret qe te degjojne keshillat e me te suksesshmeve. Mark Cuban, nje sipermarres i shumefishte e i suksesshem, ka ndare me ne ato qe per te jane rregullat e arta per t’u patur parasysh ne nisjen e nje sipermarrjeje.
1.    Mos e krijoni nje sipermarrje nese aktivitetin e saj nuk e keni pasion, nese nuk eshte diçka qe e dashuroni, apo nese nuk ka lidhje me ju.
2.    Ne qofte se keni menduar per nje strategji shpetimi ne rast deshtimi, atehere nuk e keni pasion ate gje.
3.    Punesoni njerez qe mendoni se do te punojne me kenaqesi te madhe ne kompanine tuaj.
4.    Te ardhurat sherojne gjithçka. Duhet te dini se ne ç’menyre konkretisht kompania do te fitoje para dhe si do t’i realizoje ajo te ardhurat.
5.    Kuptoni kompetencat tuaja thelbesore dhe perqendrohuni tek to.Paguajini mire njerezit qe do te kryejne detyrat kryesore, pasi duhet te beni me te miren aty. Ndersa nese buxheti nuk ju mjafton mund te sakrifikoni cilesine ne sektoret e tjere te kompanise, duke marre punonjes qe paguhen me pak.
6.    Pa zyra te mbyllura. Ambjentet e hapura te zyrave bejne qe te gjithe punonjesit te jene te sinkronizuar me gjithçka qe ndodh ne kompani. Nese ndonje punonjes ankohet se ka nevoje per privaci, tregojini deren e tualetit. Nuk duhet te kete asgje per te fshehur ne startin e nje biznesi.
7.    Per teknologjine, perdorni ato qe njihni. Nese dini te perdorni Apple, atehere mesojeni si ta perdorni. Nese ju pelqen Windows, perdorni ate. Ne fillimet e nje kompanie nuk ka shume punonjes, keshtu qe secili mund te perdore ate qe di, ne menyre qe te mos shtohen shpenzimet me trajnime te metejshme per kete çeshtje.
8.    Mbajeni organizaten te sheshte. Kjo do te thote qe komunikimi vertikal sipas hierarkise te jete minimal. Nese keni menaxhere qe i raportojne nje menaxheri tjeter qe ne hapat e pare te kompanise, ka shume mundesi qe te deshtoni.
9.    Mos nenkontraktoni firme marredheniesh publike (PR). Ne hapat e para, kompania ka nevoje qe te krijoje marredhenie personale me partneret e saj. Pra, komunikoni vete me personat qe ju mendoni se jane te interesuar te dine rreth jush. Gjejini email-in dhe prezantoni kompanine.
10.    Kthejini detyrat e punonjesve ne argetim. Kini kujdes me stresin e tyre dhe shperblejini ata per performancen. Ne kompanine time te pare, MicroSolutions, sa here qe kishim shitje rekord, une u jepja kartmonedha 100 dollareshe njerezve te shitjes dhe te gjithe ishin te kenaqur nga kjo. menaxhim.
Kategorit: Kuriozitete | Shikime: 665 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 1
avatar
1 armend • 3:43 PM, 2013-02-20
pse qaj muti Geri po i qet kosovaret nga chati pa ber asgje nee ja qifsha familjen ne goj ,pse ka ai probleme me kosovar e nese eshte grek ne skem cfar i bejm grujen ja qifsha ati greku
ComForm">
avatar