Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Janar » 24 » Çokollatat…. Një histori efektesh dhe pasioni
1:31 AM
Çokollatat…. Një histori efektesh dhe pasioni

Ëmbëlsira që nuk do të refuzonim dot është pikërisht çokollata. E bardhë, e zezë me fruta apo jo nuk ka rëndësi. Përveç shijes së parrezitueshme secila prej tyre ka disa efekte befasuese në shëndetin e njeriut. Njihuni me historinë e çokollatës dhe efektet e saj     

Pothuajse gjatë gjithë periudhës së Mesopotamisë, çokollata përdorej si pije. Në nëntor të 2007-ës, arkeologët raportuan gjetjet e kultivimeve më të hershme të kakaos, të cilat datojnë rreth vitit 1100 deri 1400 p.l.k në Puerto Escondido, Honduras.

Majat e kultivonin kakaon në kopshtet e tyre dhe e përdornin për të prodhuar një pije me shije të hidhur, e cila përdorej vetëm me raste të veçanta. Ndërsa në Europë ajo u prezantua për herë të parë nga Montezuma, dhe filloi të kosumohej kryesisht pas vaktit të drekës.

Për vitë të tëra prodhimi i çokollatës nuk ndryshoi deri sa erdhi periudha e revolucionit industrial që i dha çokollatës formën që ajo ka edhe sot.

 

Lloje të ndryshme të çokollatës

Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës. Çokollata e pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo që ne konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer.

Çokollata me qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit. Çokollata përmban alkaloidë të cilat kanë disa efekte psikologjike te njerëzit, ndërsa çokollata e zezë përmendet shumë për efektet pozitive që ka në shëndetin e gjithësecilit, pasi përmban antioksidantë të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve të lira. Çokollata e bardhë nuk ka në përmbajtje të saj aspak kakao por vetëm gjalpë kakaoje, qumësht, dhe sheqer ndërsa ajo e zezë ka sasi të mëdha yndyrnash. Çokollata e cila nuk ka fare sheqer është thjesht liker çokollate dhe ka shije të hidhur.

 

Efektet në shëndetin e njeriut

Çokollata është një prej kënaqësive më të mëdha në jetë dhe si e tillë shijohet në maksimum por ajo ndikon edhe shumë pozitivisht te shëndeti i njeriut. Çokollata e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon trurin, parandalon kollën, ndërsa efekti afrozodiak nuk është provuar akoma.

Sipas kërkimeve të fundit, konsumimi i sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes kur bëhet fjalë për sasinë sepse konsumimi i tepërt çon në rritje të kolesterolit. Shkrirja e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e aktivitetit të trurit.

 

Çokollata dhe festat

Çokollata është një prej dhuratave më të dashura gjatë ditëve të festave ditëlindjeve e shumë eventeve të tjera po aq të rëndësishme. Gjatë pashkëve vezët prej çokollate janë një prej dhuratave kryesore.

 

Librat dhe filmat

Ajo ka qenë një prej temave kryesore të shumë librave dhe filmave të suksesshëm, mund të përmendim këtu novelën e famshme: "Charlie and the Chocolate Factory”, i njohur si "Çarli dhe fabrika e Çokollatës”, tregimin "Like Water for Chocolate”,  "Si ujë për Çokollatë” ku secili u përshtat suksesshëm në material filmik.

Kategorit: Kuriozitete | Shikime: 361 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
avatar