Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Mars » 4 » Rikthehet Portokalli ( Live Ne Faqen Ton)
1:35 AM
Rikthehet Portokalli ( Live Ne Faqen Ton)
portokalliTë dielën e 3 marsit Portokalli rikthehet në Top Channel. Ashtu sikurse në cdo sezon me të reja të këndshme, përpos numrave dhe personazheve tashmë të afirmuar. 

Prezantues Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi.  Për risitë, flet regjisori Altin Basha.

"Ky sezon vjen me një numër të madh personazhesh të rinj. Ka një specifikë ku monologjet dhe stand up është më prezent se sa sezonet e tjera. Ka qenë gjithmonë pjesë e Portokallisë, por këtë radhë është më prezent e sjell publikun më afër në komunikimin me spektaklin. Një numër i ri hyn në Portokalli për politikën dhe cështjen e mediave në politikë, hyn një aktor i ri që provon për herë të parë Portokallinë…”, thotë regjisori Basha.

Numrave humoristikë u bashkangjiten edhe elementët e spektaklit me orkestrën dhe trupën e baletit të Top Channel, për t’u dhuruar shqiptarëve çdo të dielë mbrëma të qeshura dhe zbavitje. 
Kategorit: LifeStyle | Shikime: 2909 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar