Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Shkurt » 27 » Truri i njeriut nuk ka moshë, neuronet i mbijetojnë organizmit
1:54 PM
Truri i njeriut nuk ka moshë, neuronet i mbijetojnë organizmit
Neuronet e disa gjitarëve mund të jetojnë më shumë sesa organizmi që i ka gjeneruar. Domethënë, limiti i ekzistencës së tyre nuk duhet të jetë i shkruar në gjene. Praktikisht, truri mund të mbijetojë kundrejt vjetrimit të trupit. Në këtë përfundim kanë arritur, pas një eksperimenti prej rreth 5 vjetësh, pikërisht profesori i Neurokirurgjisë në Universitetin e Pavias, Lorenzo Magrassi. Ky studim është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Amerikës, "PNAS".

Te gjitarët, neuronet jetojnë përgjatë të gjithë ekzistencës së individit, në mungesë të sëmundjeve neurodegjenerative. Mirëpo nuk është e qartë për shkencën jetëgjatësia e neuroneve teke dhe nëse limiti i jetës së tyre është i përcaktuar gjenetikisht, domethënë i lidhur me mbijetesën e individëve, gjë që është tipike në çdo specie. Në këtë rast, sforcimet për të zgjatur jetën mesatare të njeriut, do të bëheshin të kotë nga vjetërsimi i pashmangshëm i trurit. Tani, ky studim i shkencëtarëve italianë i ofron një përgjigje të parë kësaj çështjeje.

Kategorit: Mjeksi | Shikime: 831 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar