Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Mars » 4 » Derbi i Londrës është i Tottenham
1:28 AM
Derbi i Londrës është i Tottenham
bale-main_1684134aTottenham fitoi derbin londinez duke mposhtur Arsenalin 2-1 në javën e 28-të në Premier League. Skuadra nga White Hart Lane doli fitues kundër rivalit duke forcuar pozitat katër vendet e para në Kampionatin anglez. Ndërkohë, me këto tre pikë Tottenham u rikthye në vendin e tretë. Dy gola të shpejtë në pjesën e parë nga Gareth Bale dhe Aaron Lennon në minutat 37 dhe 39 e kaluan Tottenhamin në avantazh.Gjatë pjesës së dytë Mertesacker ngushtoi rezultatin duke shënuar me kokë pas një goditje nga këndi. Në vazhdim të dyja skuadrat patën raste të mira për shënim por Tottenham e ruajti rezultatin dhe siguroi fitoren e madhe me të cilën sërish ngjitet dy pikë mbi Chelsean dhe tani ka shtatë pikë më tepër se Arsenali, që gjendet në pozitën e pestë.
Kategorit: Sport | Shikime: 681 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
avatar