Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Shkurt » 27 » Mauritia, zbulohet kontinenti ‘i humbur’ në Oqeanin Indian
2:01 PM
Mauritia, zbulohet kontinenti ‘i humbur’ në Oqeanin Indian
Në Oqeanin Indian, nën Ishujt Reunion e Mauritius, është zbuluar një kontinent i ri i humbur dhe emri i tij është Mauritia. Toka e re, saktësisht në formën e një mikro-kontinenti, është gjetur nga një grup kërkuesish ndërkombëtarë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Norvegjia, nën koordinimin e Trond Tosvik të Universitetit të Oslos.
Maurita, e fshehur nën llavë, është një fragment që është stakuar nga pllakat e Madagaskarit dhe Indisë, rreth 60 milionë vite më parë. U zbulua se Oqeani Indian mund të jetë plot me këto fragmente kontinentalë dhe në fakt një tokë e tillë paraqet bazalt, zirkone, gurë gjysmë të çmuar dhe mineralë të tjerë.
Kërkuesit dolën në këtë zbulim, pasi kanë studiuar rërën e plazhit të ishullit Mauritius. Edhe Ishujt Seychelles, për shembull, bëjnë pjesë në fragmentet e zhytura. Ky rast të kthen në mendje legjendën e Atlantidës, e përshkruar nga filozofi grek Platoni dhe e shndërruar në një mit. Vërtet që natyra nuk rresht kurrë së na mahnituri!
Kategorit: Kuriozitete | Shikime: 404 | Postoi: shijoje | Etiketim: është gjetur nga një grup kërkuesis, saktësisht në formën e një mikro-ko, Toka e re | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
avatar