Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Janar » 17 » Syri i njeriut “mesohet” per te shikuar qe ne fetus
5:33 PM
Syri i njeriut “mesohet” per te shikuar qe ne fetus
Kyç rezulton të jetë ekspozimi në dritë gjatë shtatzënisë nga ana e nënës Një grup kërkuesish amerikanë të Cincinnati Children’s Hospital Medical dhe të Universitetit të Kalifornisë, kanë zbuluar se që në zhvillimin e fetusit, sytë mësojnë të shohin dhe për një zhvillim të shëndoshë të syrit, do të ishte kyç ekspozimi ndaj dritës gjatë shtatzënisë.
Kërkimi i publikuar në "Nature", ndihmon për të kuptuar më së miri sëmundjet e syrit dhe veçanërisht një sëmundje të quajtur retinopati, që bën të verbër fëmijët e lindur para kohe. "Ky zbulim ndryshon në mënyrë themelore kuptimin e mënyrës sesi zhvillohet retina - vëren një nga autorët, Richard Lang -. Identifikuam një mekanizëm përgjigjeje ndaj dritës, që kontrollon numrin e neuroneve që kontrollojnë retinën. Ky mekanizëm ndikon mbi zhvillimin e vaskularizimit, ose më saktë të vazove të gjakut që përbëjnë syrin. Dhe kjo është e rëndësishme, sepse shumë shqetësime të syrit varen nga vaskularizimi".
Ndër të tjera është zbuluar se për një zhvillim sa më të shëndetshëm të syrit është e rëndësishme që një numër i mjaftueshëm fotonesh drite të hyjnë në trupin e nënës gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Fotonet aktivizojnë një proteinë të quajtur melanopsinë direkt në fetus, për të nisur zhvillimin normal të vazove të gjakut nëpër sy dhe në neuronet e retinës.
Kategorit: Mjeksi | Shikime: 555 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 5.0/1
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar