Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
[ Mesazhe të reja · Anëtarët · Rregullat e Forumit · Kerko · RSS · Rregjistrohu ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum Shijoje » Art & Kultur » Historia e Shqiperise » Zoterimet e Kastrioteve (Gjergj Kastriot Skenderbeu)
Zoterimet e Kastrioteve
shijojeData: e diel, 2013-01-13, 0:20 AM | Mesazhe # 1
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
Kastriotët ishin një familje feudale shqiptare. Si dhe te shumica e bujarëve të tjerë, mbiemri i tyre është i lidhur me emrin e një vendi. Në shqipëri ka disa fshatra me emrat Kastriot (Peshkopi), Kastri (Mirditë), Kastra (Shkodër dhe Tropojë)etj. Burime të pavarura nga njeri tjetri siç janë shkrimtari shqpitar Frat Bardhi, kronisti raguzan P. Lukari, dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnë Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazarek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahin e Hasit.
Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i shek. XVI Andrea Engjëlli, gjyshi i Skënderbeut quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer (shek. XIX), përmend në veprën e tij “Historia e Perandorisë Osmane”", një princ shqiptar me emër: Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e Kosovës më 1389. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatëruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili. në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.
Sipas të thënave të kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e Drinit, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i Peshkopisë. Si duket, Pal Kastrioti ishte një feudal i vogël në shkallën e një pronari.
Biri i Palit. Gjon Kastrioti, e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të shek. XIV, në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, Gjoni e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XV doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.
Pas disfatës së Ankarasë, duke përfituar nga lehtësimi i presionit turk, Gjoni vazhdoi t’i zgjeronte edhe më tej zotërimet e veta, të cilat tashmë ishin bërë fqinje me zotërimet më të rëndësishme feudale të Shqipërisë. Ai hyri gjithashtu në marrëdhënie me Venedikun dhe lidhi marreveshje miqësore me të. Por më 1410 gjendja e tij u keqësua përsëri. Këtë vit, nën kërcënimin e Musajt, një nga djemtë e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin në Maqedoni dhe pretendonte fronin turk, Gjon Kastrioti qe detyruar ti jepte peng atij një nga katër djemtë e tij. Emri i djalit nuk përmendet në letër, por ka mundesi të ketë qenë më i madhi nga djemtë e Gjonit, Stanishi.
Dobësimi i Turqisë gjatë luftës për fron, i dha rast Gjon Kastriotit të shkëputet përsëri nga vartësia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrë në luftë kundër vëllajt të tij sulltan Mehmetit. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më vonë me atë të Raguzës, të cilat e njohën atë për aleat dhe i dhanë qytetarinë e nderit. Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, Gjon Kastrioti si duket u nënshtrua, pasi më 1416 atë e gjejmë vasal të sulltan Mehmetit të I. Si vasal ai i ruajti zotërimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe më tepër. Nga një marrëveshje tregëtare-doganore që Gjoni lidhi më 1420 me Republikën e Raguzës, të cilin e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemëve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shfadaje në jug të Lezhës deri në Prizren.
Megjithëse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi të zhvillonte edhe një politikë më vehte me fqinjët e tij, serbët dhe venedikasit. Më 1422 ai i dërgoi despotit të Sërbisë Stefan Lazereviçit, në ndihmë një djalë të tij në luftën kundër Republikës së Venedikut për t’i marrë kësaj Shkodrën. Por në vitin tjetër, më 1423, ai u tërhoq nga lufta dhe hyri ndërmjetës për paqën që u lidh midis Venedikut dhe Serbisë.


WebMasT3R
 
shijojeData: e diel, 2013-01-13, 0:20 AM | Mesazhe # 2
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
Në vitin 1423, kur sulltan Murati i II filloi fushatën për të forcuar pushtetin turk edhe në Shqipëri, Gjon Kastrioti mundi përsëri t’i ruante zotërimet e veta. Këtë radhë sulltani e detyroi atë të dërgonte peng, si duket, tre djemtë e tij.
Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtën në këto vite zotërimet e veta edhe fqinjët e tij, në veri Pal Dukagjini dhe në jug Gjergj Arianiti, të cilët ishin shpallur edhe ata vasalë të sulltanit. Por nga këto, zotërimet më të rëndësishme u bënë ato të Kastriotëve. Këto shtriheshin në pjesën qëndrore të Shqipërisë nga ku kalonin rrugët që lidhnin krahinat veriore me ato jugore dhe viset bregdetare me ato të pjesës lindore të Shqipërisë. Në kufijtë e zotërimeve të Kastriotëve kishte një varg kështjellash që mbronin shtigjet nga ku kalonin rrugët më të rëndesishme të kohës, si ajo e Petrelës, në jug të Tiranës, Gurit të Bardhë në Mat, Stelushit në Murrë, Sfetigradit në luginën e Drinit midis Dibrës dhe Ohrit etj. Ndoshta në këtë kohë Gjoni kishte marrë përkohësisht nga turqit, si vasal i sulltanit, edhe qytetin e Krujës. Përveç marrëdhënieve që Gjoni vazhdonte t’i mbante me shtetet e huaja, ai kishte lidhur me anë martesash miqësi edhe me disa zotër feudalë arbëreshë. Tri nga pesë vajzat e tij ishin martuar ose u martuan me bujarë nga familjet feudale të Topiajve, Muzakëve dhe Arianitëve. Një vajzë tjetër ishte martuar me princin e Zetës, Stefan Cernojeviçin.
Në zotërimet e veta Gjon Kastrioti kishte prona feudale ku ishin vendosur fshatarë-bujkrobër. Në një marrëveshje që ai lidhi me Venedikun, republika mori përsipër t’ia kthente Gjonit bujkërobrit që strehoheshin në zotërimet e saj. Në një akt të vitit 1426, me të cilin Gjon Kastrioti së bashku me të katër djemtë e vet i dhuruan manastirit të Hilandarit, në Malin e Shenjtë, dy fshatra të Rekës, Radostushen dhe Trebishtin, janë numëruar detyrimet që Gjoni merrte në natyrë angari e në të holla nga fshatarët si zot i tyre feudal. Dhe kështu, thuhet në aktin e dhurimit, duke i dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë, të mos ketë në këtë krahinë as qefali as zot, as psarë, të mos të japin atyre të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë, as dhuratë në dinarë as para për kullote, as të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t’i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit “Megjithatë, në zotërimet e Kastriotëve, sikurse edhe ne atë Dukagjinëve dhe Arianitëve, kishte akoma një masë fshatarësh të lirë diku të organizuar si dhe më parë në bashkësi, diku të çliruar nga lidhjet e bashkësisë. Si duket, kjo masë familjesh patriarkale në këto zotërime që shtriheshin në krahinat e brëndëshme përbënte akoma në shek. XV, shumicën e banorëve. Mardhëniet tyre, me zotin feudal, kufizoheshin, si dhe më parë, me pagesën e një tributi të caktuar. Duke paguar këtë tribut ata ruanin të drejtën tradicionale të vetadministrimit sipas kanunit të tyre, gjurmët e të cilit u ruajtën deri vonë nën emrin e Kanunit të vjetër. Por kishte në këto zotërime edhe malësorë të cilët nuk paguanin fare tribut. Ata - shkruante analisti turk Uruxh - nuk i paguajnë tribut askujt-”Zoti feudal, ishte i pafuqishëm të nxirrte me dhunë nga këta malsore tributin ose të ndërhynte në jetën e tyre të brëndëshme në kundërshtim me normat e kanunit”.Vendosja e pushtimit turk në një shumicë krahinash të Shqipërisë dhe futja e zotërve feudalë shqiptarë nën vasalitetin e sulltanit, krijoi një gjendje të padurueshme për masën e popullsisë vendëse, kryesisht fshatare. Veçanërisht masat e lira fshatare, të cilat tani kërcënoheshin të futeshin nën zgjedhën feudale-ushtarake ose të paguanin tribut në dobi të një pushtuesi që ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin të gatshme për t’u bërë rezistencë turqve dhe për të filluar kryengritjen për dëbimin e tyre nga teritori i Shqipërisë. I mbështetur në këtë masë, Gjon Kastrioti filloi luftën kundër turqve.


WebMasT3R
 
Forum Shijoje » Art & Kultur » Historia e Shqiperise » Zoterimet e Kastrioteve (Gjergj Kastriot Skenderbeu)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: