Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor


Qendra tregtare TEG - Tirana East Gate, projekti më i ri i Balfin Group, eshte qendra më e madhe Tregtare në Shqipëri me një sipërfaqe ndërtimi prej 90,000 m2 . “TEG”- Qendra Tregtare e Portës Lindore të Tiranës, e vendosur vetëm 4 km nga qendra e kryeqytetit, mes ajrit të pastër, rrethuar nga zona më e gjelbër e Tiranës, do të tërheqë vizitorë nga afër dhe larg dhe do të bëhet pjesa më interesante e kryeqytetit, duke ofruar për konsumatorin kënaqësinë e blerjeve dhe argëtimit. TEG ndodhet në zonën më potenciale të Tiranës, ku janë në zhvillim shumë projekte ndër to edhe projekti më i madh, “Luxury Residential Villas”. TEG është e vendosur pranë autostradës nacionale Tiranë-Elbasan, e cila lidh Tiranën me gjithë jugun e Shqipërisë, duke shkurtuar distancat me kryeqytetin, si dhe pranë unazës së madhe të Tiranës, e cila do të lehtësojë më tepër lëvizjen për në TEG.


Adresa:

Autostrada Tiranë – Elbasan, km 0

E-mail: info@teg.al

Website: http://www.teg.al