Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor

Vodafone Albania







Vodafone Albania Sh.A.është pjesë e Vodafone Group Plc - kompani lider në botë në fushën e komunikimeve elektronike.Marka Vodafone renditet si marka e shtatë më e vlerësuar në botë. Vodafone është i pranishëm në më shumë se 30 vende të botës dhe është partner me rrjete të tjera në mbi 40 vende.


Vodafone u prezantua në tregun shqiptar në Gusht 2001 përmes një procesi nga më të shpejtët në botë për instalimin e rrjetit mbështetur në eksperiencën e operimit të rrjeteve Vodafone anembanë botës.


Vodafone Albania është operatori i parë që prezantoi shërbimet e teknologjisë 3G në Shqipëri në Janar 2011. Tashmë Vodafone mbulon 99 % të popullsisë me sinjalin e rrjetit 3G.


Vodafone ju ofron mbi 1,8 milion klientëve të saj në Shqipëri një gamë të gjerë shërbimesh komunikimi të një cilësie të lartë, duke përfshirë komunikimin zanor dhe të të dhënave duke siguruar që klientët të përdorin rrjetin më të mirë të komunikimeve elektronike dhe të përfitojnë nga shërbime novatore dhe cilësore.


Vodafone Albania ka aktualisht një rrjet prej 136 dyqanesh në të gjithë vendin të cilat ofrojnë shërbim çdo ditë të javës. Dyqanet Vodafone ofrojnë produkte dhe shërbime të kompanisë Vodafone, telefona celularë dhe aksesorë, si dhe asistencë teknike. Shërbimi i Kujdesit për Klientin i Vodafone Albania i përgjigjet nevojave të klientëve në 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.


Vodafone Albania është një prej kompanive më të mëdha në tregun shqiptar që jep kontribut domethënës në ekonominë shqiptare. Kompania ka rekrutuar punonjësit dhe ekspertizën më të mirë në vend dhe ka trajnuar e promovuar profesionalisht punonjësit e saj, duke u bërë një prej vendeve të punës më të preferuara dhe më të admiruara në tregun shqiptar.


Adresa:

Blv. “Bajram Curri”, European Trade Center, Kati 10

Tel: +355 4 2283072

E-mail: ecaresupport.al@vodafone.com

Website: http://www.vodafone.al