Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » Aktualitet

Makina e një biznesmeni në Elbasan i është vënë flaka e zjarrit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Policia bën me dije se makina tip ‘Opel’ është gjetur e përfshirë nga flakët në vendin e quajtur ‘Furra e Zezë’, në lagjen "Sporti i Vjetër”. Makina është e shtetasit me iniciale I.XH. Sipas policisë shpërthimi i makinës nuk ishte i qëllimshëm, ndërsa sqaron së mjeti mund të ketë shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike. Gjithsesi pista të tjera hetimi nuk janë përjashtuar, makinës mund t’i jetë vënë zjarri edhe si pasojë e aktivitetit, që biznesmeni ushtronte në qytetin e Elbasanit.

Kategori: Aktualitet | Shikime: 543 | Postoi: shijoje | Data: 2013-01-13 | Komento (0)