Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor

Vjene - Prage (Viti i Ri 2013)

Cmimi per 2 Persona: 1498 euro
Date: 30.12.2012
Nete: 4
Mbyllja 5 dite para nisjes.

Dita 1 - 30.12 Tirane - Vjene

Takimi dhe prezantimi me guiden tone ne aeroportin e Tiranes dhe me pas nisja drejt Vjenes.
Pas mberritjes ne Vjene, shoqeruar nge autobusi komod me ajer te kondicionuar i drejtohemi
hotelit ku do te akomodohemi.

*Opsion Extra Pagese - Koncerti i Vjenes
Orkestra e Vjenes do t’ju lere mbresa te jashtezakoneshme gjate interpretimit ne nje nder pallatet me te bukur vjeneze, ku do te luhen pjese te zgjedhura nga Mozarti dhe Shtrausi. Ne kete mbremje muzikore, e cila organizohet ne Pallatin Auersperg, spektakli muzikor shoqerohet nga pjeset e baletit dhe kengetaret operistike. Ky eshte nje event qe nuk duhet humbur. Pas perfundimit te koncertit i drejtohemi hotelit.

Akomodimi ne hotel

Dita 2 - 31.12 Vjene

Viena City Tour

Mengjesi ne hotel. Me ane te ketij programi do te kemi mundesi te njihemi me historine dhe atraksionet kryesore te qytetit te Vjenes. Do te shohim ndertesen Rathaus, e cila sherben si rezidence per Bashkine dhe Keshillin e Qytetit dhe karakterizohet nga arkitektura e stilit gotik. Gjithashtu do te njihemi nga afer me Katedralen e Shen Stefanit, e cila eshte nje nga simbolet me te dallueshme te qytetit e ndertuar me stil gotik dhe romak. Ne vazhdim do te shohim Teatrin Kombetar dhe Teatrin e Operas, i ndertuar ne shekullin e 19-te. Plot mbresa eshte rruga Ring Strasse ose e ashtuquajtur “Ringu” i qytetit. Ne vazhdim te kesaj rruge do te vizitojme Universitetin e Vjenes, i cili renditet nder 46 me te miret ne bote ne fushen e arteve te bukura. Godine tjeter me shume rendesi historike dhe politike eshte Parlamenti i Vjenes dhe Pallati Hofburg, i cili ka sherbyer si rezidence qeveritare verore gjate Dinastise se Habsburgeve. Pallati i Shen Brunit fale rendesise historike, vendndodhjes se mrekullueshem dhe kopshtet e bukur qe e rrethojne, eshte nje nga pikat me te vizituara ne Vjene. Pallati Belvedere eshte nje tjeter godine shume e rendesishme historike. Ne brendesi te tij gjendet Muzeu Belvedere, i cili mbart artifakte te vyera. Ne ambjentet rrethuese me gjelberim kemi mundesi te bejme foto qe do te mbeten kujtime shume te bukura nga vizita ne Vjene.

Ne mbremje do te behemi gati per Darken Gala te Vitit te Ri, nje mbremje ku nuk do te mungoje argetimi dhe menuja e pasur.
( Opsionale - 120 Euro )
KLIKO KETU PER TE PARE MENU 1, KLIKO KETU PER TE PARE MENU 2

Akomodimi ne hotel

Dita 3 - 01.01 Vjene - Prage

Mengjesi ne hotel
Pas check-out nga hoteli do te udhetojme drejt qytetit te Prages. Gjate rruges do te kemi mundesi te ndalojme per pushim e drekes. (dreka fakultative).

Prague City Tour - Qyteti Ri dhe Qyteti i Vjeter

Vizita jone fillon me turin me autobuz, i cili do te kaloje ne rruget kryesore te Prages ku do te shikojme ne menyre panoramike Muzeun dhe Teatrin Kombetar. Guida do te na flase ne autobus per historine e qytetit dhe ne shoqerine e tij do te ecim drejt Ures Charles . Ura 516 m e gjate dhe 10 m e gjere, qendron ne 16 harqe. Ne te ndodhen 30 statuja te stilit barok te ndertuar rreth viteve 1700. Ne vazhdim do kemi mundesi te shohim Sinagogen e Jeruzalemit, e cila eshte e ndertuar ne vitin 1906 me dekorime te Artit te Ri. Me pas do te kalojme ne zonen e mbushur me dyqane dhe suvenire per te arritur ne qendren e qytetit, ku ndodhet Ora e famshme Astronomike. Ajo u ndertua ne vitin 1410 dhe renditet e para ne bote si ora astronomike me e vjeter ende ne funksion. Prane ores ndodhet Kisha e Shen Marise e ndertuar me stil barok. Gjate zhvillimit te turit do te kemi kohe te lire ne dispozicion per dreken, e cila eshte fakultative

Perfundimi i turit dhe transferta per ne hotel.

Akomodimi hotel.

Dita 4 - 02.01 Prage

Mengjesi ne hotel

Opsion Ekstra Pagese – Karlovy Vary ( 45 Euro PP - Minimum 20 Persona )
Pas mengjesit ne hotel nen drejtimin e guides sone nisemi drejt Karlovy Varit.
Pas nje udhetimi rreth 2 ore i afrohemi qytetit te Spa-ve. Aty mund te shijojme Ujrat Termale, me shume se 12 burime, ku kryesori dhe me i madhi eshte ai i Vridlos. Do te zbulojme periudhen mesjetare si dhe do kemi mundesi te provojme pijen e Bekerovkas ( pijes se famshme ceke, e cila eshte e bere me esenca te barerave kurative.)
Gjate levizjes ne qytet do kemi mundesi te shikojme Pallatin ne te cilin zhvillohet Miss Cekia si edhe zona ne te cilat jane luajtur pjese nga filmat e famshem te James Bond.

Kohe e lire per dreken, e cila eshte fakultative
Kthimi ne Prage.

Akomodimi hotel.

Dita 5 - 03.01 Prage - Vjene - Aeroport

Mengjesi ne hotel

*Opsion Ekstra Pagese - Keshtjella e Prages ( 30 Euro PP - Minimum 20 Persona )
Mengjesi ne hotel. Me pas nisemi per ne Keshtjellen Kryesore te Prages, ne brendesi te se ciles do te kemi mundesi te vizitojme:
Katedralen e St. Vitusit - e ashtuquajtur tempulli me i madh ne Prage, ku jane kurorezuar shume mbreter te Dinastise Ceke. Me pas vizita jone vazhdon ne Baziliken e St. George, e cila renditet e dyta per nga rendesia mes kishave ne brendesi te keshtjelles.
Ne vazhdim te vizitave i drejtohemi Pallatit Mbreteror, i cili eshte ndertuar sipas nje stili te vecante gotik dhe ku bie ne sy menyra arsitokrate e jeteses se mbreterve qe kane sunduar ne Çeki. ( Biletat e hyrjes ne Katedralen e St. Vitusit, Baziliken St. George, Pallatin Mbreteror jane te perfshira )
Kohe e lire per dreken fakultative.
Pas check-out nga hoteli nisemi drejt Vjenes. Mberritja ne aeroportin nderkombetar te Vjenes dhe nisja drejt Tiranes.