Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
[ Mesazhe të reja · Anëtarët · Rregullat e Forumit · Kerko · RSS · Rregjistrohu ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum Shijoje » Art & Kultur » Qytetet Shqiptare » Tirana (Rreth Tiranes)
Tirana
shijojeData: e diel, 2013-01-13, 0:28 AM | Mesazhe # 1
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
Tirana (në dialektin lokal: “Tirona”) është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, i Qarkut e Tiranës dhe Rrethin e Tiranës. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[4]
Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.
Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[4] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[4] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.
Gjeografia
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.
Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.
Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.
Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.
Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Klima
Në Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius. Në vit bie 1 189 mm shi.
Historia
Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431-1432. Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.
Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në rreth 830.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.


WebMasT3R
 
shijojeData: e diel, 2013-01-13, 0:29 AM | Mesazhe # 2
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
Kryeqyteti
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.
Në Historinë e Popullit Shqiptar , “Periudha e Pavarësisë” (28 Nëntor 1912 – 7 Prill 1939), në faqen 249 përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë.
Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit, hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare. Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele. Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920.
Etimologjia
Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:
Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujërat nga malet përreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të këtë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin “Të rônë” (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja “kanë rënë (psh) në Durrës” (apo diku tjetër).[6]
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Arkeologjia
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.


WebMasT3R
 
shijojeData: e diel, 2013-01-13, 0:29 AM | Mesazhe # 3
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justinianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.
Kalaja e Prezës
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.
Ekonomia
Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit.
Transporti rrugor
Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Autobusë të rinj, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe me të gjitha kushtet e një shërbimi cilësor urban. Ashtu siç është premtuar, Bashkia e Tiranës fillon ndërhyrjen në mjetet e transportit publik si pjesë e paketës së masave të përmirësimit të shërbimit, hartuar në kuadër të strategjisë së transportit, në të cilën u konsiderua parësore përmirësimi i kushteve të komoditetit dhe të lëvizjes në shërbimin e Transportit Publik. E konsideruar si një revolucion i madh në standartet e transportit të Tiranës, ky rinovim do të shtrihet në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, me vënien në funksionim të autobusëve të niveleve më të larta bashkëkohore.
Transporti hekurudhor
Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër.
Transporti ajror
Në Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolet e Evropës Perëndimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.
Muzeumet:
Muzeu i Kulturës Kombëtare
Muzeu i Shkencave të Natyrës (1948)
Muzeu i Arkeologjisë (1948)
Muzeu i Historisë Kombëtare (1981)


WebMasT3R
 
Forum Shijoje » Art & Kultur » Qytetet Shqiptare » Tirana (Rreth Tiranes)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: