Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
[ Mesazhe të reja · Anëtarët · Rregullat e Forumit · Kerko · RSS · Rregjistrohu ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum Shijoje » Art & Kultur » Qytetet Shqiptare » Korca (Historia Korces)
Korca
shijojeData: e hënë, 2013-01-21, 2:23 PM | Mesazhe # 1
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
Korca

Korça është qytet në Shqipërinë jugore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga qytetet më të mëdha të vendit me rreth 85.000 banorë të regjistruar, por me 70.000 rezidentë.

Historia

Hapësira ku sot gjendet qyteti është vërtetuar se ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodërvarrimi e vjetër diku rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.

Ekonomia

Ekonomia e qytetit te Korces i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqesor, por nuk mund te lihen pa permendur bizneset e medha te qytetit te cilat perfshine kryesisht sektorin e ndertimit civil dhe prodhimin e materialeve te ndertimit, sektorin ushqimor dhe ate te sherbimeve. Edhe pse Korca ofron mundesi te mira per zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shume per te bere ne kete drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet ne nje rritje kostante edhe pse duhet te sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve EU.

Kultura

Korca perben nje nga qendrat kulturore me te rendesishme te shqiperise. Vete muzeumet e shumta ne qytet pershkruajne aktivitetet kulturor nder shekuj. Eshte e mirenjohur shkolla e pare shqipe ne kete qytet qe daton ne vitin 1887, shkolla e pare ne Shqiperi per vajza si dhe liceu Francez ndertuar ne vitin 1917. Edhe pse nder vite qyteti ka qene pushtuar disa here, ndikimet e huaja perbejne nje pjese te vogel te kultures korcare.


WebMasT3R
 
shijojeData: e hënë, 2013-01-21, 2:24 PM | Mesazhe # 2
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
Voskopoja

Voskopoja është vendbanim shqipëtarë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit.
Histori
Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.
Vlerat kulturore
Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin restauratorë, qofshin vjedhës. Çdo vit ato nuk i shpëtojnë babëzisë së njeriut që kërkon të pasurohet duke shitur pronën e këtij qytetërimi të hershëm. Aktualisht në fshat kanë mbijetuar 8 kisha që nuk mund të konsiderohen aspak në gjendje të mirë. Kisha e Shën Ilias është e dëmtuar dhe pritet që të merret në dorëzim nga një shoqatë franceze, për t’u restauruar. Këto objekte me vlera historike nuk i kanë shpëtuar as fatkeqësive të natyrës, motit të keq, lagështisë, shiut dhe dëborës që po i shkatërrojnë nga dita në ditë kulturën disa shekullore që mbartin mbi supe. Me mbështetjen amerikane si dhe interesimin e seksionit francez “Patrimone Sans Frontiere” (Trashëgimi pa kufi) filloi restaurimi i kishave më 2003, që mund të vazhdojë edhe për 5 vjet të tjerë. Të vetmet ndihma të dhëna për këto kisha kanë qenë edhe fondet e kufizuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, apo të ndonjë shoqate tjetër.
Turizmi në Voskopojë
Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor. Hoteli te ish-Kampi me një vendndodhje mes pishash të shumta, është pagëzuar me emrin ‘Akademia’. Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar. ‘Akademia’ ka një numër të kufizuar dhomash, 28, por jo gjithnjë është plot. Pushuesit nuk qëndrojnë shumë gjatë, por me periudha një javore. Hoteli ka parkim, kënd lojërash, kënd sportiv basketbolli dhe mini-futbolli.
Lojrat dimërore
Në dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare. Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror. Banorët e fshatit mirëpresin idetë e reja dhe shprehen të gatshëm madje të ndihmojnë në zhvillimin e shërbimeve turistike, që në fund të fundit do t’i shërbenin zhvillimit të zonës dhe do të ishin edhe një mundësi më shumë punësimi për vendasit. Ajo që mungon është investimi konkret i fondeve dhe projekteve, që do t’ia ndryshonin destinacionin këtij djepi të hershëm të qytetërimit e do ta kthenin në një vend akoma më të lakmuar për pushuesit.


WebMasT3R
 
Forum Shijoje » Art & Kultur » Qytetet Shqiptare » Korca (Historia Korces)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: