shijoje | Data: e hënë, 2013-01-21, 2:34 PM | Mesazhe # 1 |
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
| Kruja Kruja është qytet në Shqipërinë e mesme. Për herë të parë emri Krujë përmendet në shekullin e XII-të. Emri Krujë mendohet ta ketë origjinën te fjala krua (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Kruja është qytet në Shqipërinë e mesme. Histori Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të. Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën te fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë". Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit. Ekonomia Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Megjithatë ne Krujë zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe disa industri. Për tu përmendur janë industria e këpucëve në të cilën punësohen shumë gra dhe vajza nga Kruja dhe komunat përreth. Gjithashtu në Krujë është aktive, megjithëse akoma me metoda artizanale edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.
WebMasT3R
|
|
| |