shijoje | Data: e hënë, 2013-01-21, 2:41 PM | Mesazhe # 1 |
lixi
Group: Administrators
Mesazhe: 216
Awards: 0
Reputation: 10
Status: 10 Jo Ne Linje
| Përmeti Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit. Qyteti i vendlindjes së Naimit zë një sipërfaqe të vogël dhe ka një popullsi prej diku rreth 9 800 banorë. Kultura Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Muzikanë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore. Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini. Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos=Vjosa në Greqisht) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, kete vit është hapur edhe nje stacion televiziv i ri Tv Përmeti.
WebMasT3R
|
|
| |