Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Janar » 25 » “Big Brother Albania 6″ Fillon ne Shkurt.
0:26 AM
“Big Brother Albania 6″ Fillon ne Shkurt.
www.shijoje.at.ua

Te gjithe besojme e keni pare spotin e reality show-t "Big Brother Albania”, qe ka filluar te shfaqet prej disa ditesh ne ekranin e "Top Channel”. Ne reklamen qe prezanton formulen e sivjetshme, tregohen disa ndryshime. Le te zbulojme bashke me konkretisht per cfare behet fjale.

CILAT DO Te JENe Te REJAT E KeTIJ VITI?
Sivjet do te kemi nje "Big Brother” qe nuk eshte pare kurre me pare. eshte nje formule krejt e re, qe vjen per here te pare ne historine e ketij reality. Ky do te jete "Big Brother”-i i sekreteve. Ata qe do te futen ne shtepi do te kene me vete secili nga nje sekret shume te rendesishem qe lidhet me jeten e tyre dhe qe nuk e kane thene kurre me pare. Gjate qendrimit ne shtepi, detyrat kryesore per cdo banor do te jene dy: te ruajne sa me gjate sekretin e tyre dhe te zbulojne sa me shpejt sekretin e tjetrit. Keto detyra do te merren seriozisht nga konkurrentet dhe do te jene ne vemendjen e tyre gjate gjithe kohes. Ne cdo moment ata duhet te jene te kujdesshem ne te folur apo ne veprime per te mos zbuluar se cfare fshehin, dhe njeheresh duhet te jene vigjilente e te studiojne te tjeret ne cdo moment qe te zbulojne sekretin e tyre. Keto detyra jane te rendesishme, sepse prej tyre varen qendrimi ne shtepi dhe buxheti personal qe do te mund te fitoje secili.

NUK DO Te KETe VETeM NJe cMIM
Sigurisht qe nje cmim do jete, por perpos ketij cmimi banoret do te kene mundesine te dalin nga loja me para te fituara ne baze te zbulimeve qe do te bejne. Zbulimi i nje sekreti e penalizon konkurrentin qe zbulohet, duke e perjashtuar menjehere nga loja dhe i jep mundesine zbuluesit qe te fitoje para ose mundesine per te qendruar me gjate. Duket e komplikuar, por per kete do te ndertohet nje formule qe do t’i shpjegohet here pas here shikuesve ne menyre qe publiku te jete sa me i qarte.

SI DO Te VOTOJe PUBLIKU?
Kjo pjese duhet theksuar patjeter… Pa diskutim qe vendimi ne fund do te jete gjithmone ne doren e publikut. Por kjo lloj formule e re do te beje qe te gjithe banoret te kene nje qellim te caktuar, nje mundesi perfitimi: te ndjejne gjate gjithe kohes rrezikun nga njeritjetri dhe te perqendrohen tek nje mision i caktuar.

BANOReT DUHET Te KENe SEKRETE
Eshte shume e rendesishme qe cdo konkurrent te kete dicka te vecante per te thene, dicka qe nuk e ka ndare kurre me njeri. Dhe per te gjetur keta njerez nuk eshte e veshtire, perkundrazi. Kete e kam kuptuar gjate ketyre viteve pune me "Big Brother”, ku kam degjuar pafund histori te vecanta njerezore. Ne jemi te hapur t’i degjojme keto histori, prandaj kushdo qe ka dicka per te thene, le te vije e ta provoje. Nuk eshte e nevojshme ta them, sepse eshte e dukshme, qe ky reality u jep mundesi te jashtezakonshme atyre qe i duan dhe dine t’i shfrytezojne keto mundesi. Me duhet te shtoj edhe nje detaj tjeter. Kjo loje eshte e paparashikueshme per ate qe e luan dhe per ate qe e ndjek. Do te ndodhe qe dikujt sekreti do t’i jepet nga "Big Brother” per nje qellim dhe afat kohor te caktuar… Sigurisht qe publiku do te jete ne dijeni gjate gjithe kohes. Gjithsesi mbetet per t’u pare. Nuk mund te zbulojme gjithcka qe tani. Prezantuese e show-t edhe gjate ketij viti do te jete Arbana Osmani, e cila ka provuar me vitet se i shkon shume per shtat ketij formati.

Kategorit: Big Brother | Shikime: 655 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 5.0/1
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar