Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Janar » 31 » 10 gjera me te cmuara se parate…
4:57 AM
10 gjera me te cmuara se parate…
Me fjale te tjera, artikulli sugjeron se sondazhi ka vertetuar se "Po, parate me te vertete blejne lumturine”.
Por ne fakt, situata dhe rezultatet e sondazhit nuk e japin kete kaq thjeshte dhe qarte. Studimi zbuloi se ne fakt ka nje "korrelacion te madh” mes prodhimit te brendshem bruto per fryme te çdo vendi dhe perceptimit te popullates per mireqenien e vet.
Por korrelacioni nuk nenkupton shkak dhe pasoje. Te dhenat mund te interpretohen edhe ne krah te kundert: pra qe eshte lumturia ajo qe krijon mireqenie dhe jo anasjelltas. Por ajo qe eshte me e mundshme, gjithsesi eshte se lumturia dhe mireqenia jane pjese e nje cikli, ku secila ndihmon tjetren deri ne pambarim.
Kjo eshte arsyeja per kete shkrim. Duke supozuar se t’i deshiron te krijosh njekohesisht edhe mireqenie e pasuri, edhe mireqenie per veten tuaj dhe per te tjeret perreth jush, atehere ke dy menyra per t’ia arritur, per shkak se ndryshe nga pasuria (e cila kerkon shume kohe qe te akumulohet), t’i mund te rrisesh sasine e lumturise ne jeten tende brenda pak minutash, thjesht duke u kushtuar me shume vemendje gjerave qe te bejne te lumtur.
Duke pasur ne mendje kete fakt, po ju japim dhjete gjerat qe ju bejne ju te lumtur menjehere, pavaresisht se ne çfare pike te rrethit pasuri-lumturi-pasuri gjendeni.
1. Jeta
Eshte e lehte te harrohet se fakti i thjeshte per ekzistence te vetedijshme, – pra fakti se ti jeton – eshte ne vetvete nje mrekulli. Nje shprehje e vjeter shkon shume mire per kete: "çdo dite qe je mbi toke, eshte nje dite e mire”.
2. Shendeti
Ne vend qe te mendoni per semundjet si diçka e keqe qe po te ndodh, fillo te mendosh per shendetin e mire si diçka e mire qe ti e ke.
3. Qellimi
Nuk ka asgje me frymezuese per lumturine afatgjate sesa fakti qe veprimet e tua po e bejne boten nje vend me te mire, sado te vogla dhe te parendesishme te duken veprimet e tua. Aktivizimi publik mund t’i jape kuptim jetes dhe jo vetem kaq, por mund te beje te ndiheni me te lumtur. Ketu nuk ka rendesi nese jeni te pasur apo te varfer.
4. Miqesia
Pothuajse çdokush ka miq, megjithese eshte e lehte te humbasesh gjurmet e tyre per shkak te diteve te ngarkuara. Nuk demton askend qe te lesh pak minuta menjane – sot dhe çdo dite – per t’u rilidhur me miqte, ose se paku me disa prej tyre.
5. Familja
Nese ke nje marredhenie te mire me familjen tende, atehere kjo do te thote se je dy here i lumtur. Ju po perjetoni burimin me te madh dhe me te sigurt te lumturise ne planetin tone.
6. Vetemjaftueshmeria te bazohesh te vetja
Kur ndihesh i sigurt ne vetvete dhe i sigurt te fakti qe mund te bazohesh te vetja jote per te plotesuar qellimet qe i ke vene vetes, atehere ky eshte nje burim i madh lumturie.
7. Shoqeria
Kur ke mbeshtetjen e nje grupi me te madh, te ben ty te ndergjegjshem se je pjese e nje ngjarjeje me te madhe sesa vetja jote.
8. Mirenjohja
Ne vend qe te perqendrohesh tek ajo qe nuk ke apo qe eshte e paarritshme per ty, mendo te jesh mirenjohes dhe te shijosh gjerat e mrekullueshme qe sakaq ke ne jeten tende.
9. Qesh
Eshte e pamundur qe te qeshesh dhe te jesh i palumtur ne te njejten kohe. Nje doze e rregullt e te qeshures eshte me shume sesa nje ilaç… eshte nje shije e jetes.
10. Dashuria
Kete e dini, nuk eshte e nevojshme te thuash asgje.
Krijoni keto dhjete gjera ne jeten tuaj dhe ju garantoj se nuk do te beheni as me te pasur dhe as me te varfer, por sido qe te jete gjendja juaj ekonomike, do te beheni me te lumtur. shqip.
Kategorit: Kuriozitete | Shikime: 680 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar