0:22 AM Adelina Tahiri mohon lidhjen me Gold AG! | |
Edhe pse janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndonëse kanë mbajtur edhe disa koncerte bashkë në Zvicër, Adelina Tahiri thotë që nuk është në lidhje me Arian Agushin apo Gold AG siç e njohin të gjithë. Ajo nuk preferon të flasë shumë për jetën e saj private, por na lë të kuptojmë se ka dikë në zemrën e saj dhe personi në fjalë nuk është fytyrë publike. "Edhe pse përflitet shumë për jetën time private, asnjëherë nuk kam preferuar të tregoj dhe të jem e hapur në opinion. Sa i përket Arianit për të cilin thonë se e paskam të dashur, kjo nuk qëndron, sepse në fakt unë atë po e takoj për të dytën herë dhe nuk mund të nisë një lidhje dashurie me një person që e kam takuar dy herë në jetë. Megjithëkëtë nuk është e domosdoshme që i dashuri im të jetë person publik, mund të jetë edhe një djalë i rëndomtë”, ka thënë ajo për "Zëri”.Adelina tani ka nisur punën e saj në show-n televiziv "Dancing with the Stars” që pretendon të arrijë suksese. "Jam shumë e kënaqur që po marrë pjesë në këtë show, sepse fillimisht dua ta tregoj talentin tim edhe në fushën e vallëzimit dhe më pas të shoh edhe rezultatin”, shton ajo. Planet e saj janë që gjatë kësaj periudhe të lansoj në treg edhe një këngë dhe videoklip të ri. | |
|
Te Gjitha Komentet: 0 | |