Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Mars » 21 » Albulena: Erioni nuk ndien per Klaudian, kur te dale do i kerkoj lidhje, kam mbeshtetjen e babait te tij!!
0:04 AM
Albulena: Erioni nuk ndien per Klaudian, kur te dale do i kerkoj lidhje, kam mbeshtetjen e babait te tij!!
www.Shijoje.at.ua Albulena: Erioni nuk ndien per Klaudian, kur te dale do i kerkoj lidhje, kam mbeshtetjen e babait te tij!!Baristi 24-vjeçar nga Tirana, që rikthehet në vendilndje pas 21 vitesh, ka sqaruar se arsyeja kryesore e pjesëmarrjes në "Big Brother” është krijimi i njohjeve që do ta lidhin më shumë me Shqipërinë. Ndërkohë që duket se brenda shtëpisë po krijon një lidhje me Klaudian, 

23-vjeçarja nga Gjilani, Albulena, e diplomuar për Psikologji, zbulon dëshirën e saj për të krijuar një lidhje me Erionin pas daljes së tij nga shtëpia e BB.
Albulena brenda shtëpisë së "BB” u krijua një afrimitet mes teje dhe Erionit. Tani që je jashtë, e ke harruar Erionin?

Jo, përkundrazi. Të shtunën pas spektaklit u takova me babain e Erionit dhe mora fjalët më të mira të mundshme nga ai. Ai më tha se i kishte ardhur shumë keq që s’u lidha me Erionin, pra që që s’i dhashë mundësinë. Më tha që i kisha pëlqyer që në momentin e parë kur kam hyrë në BB, por i kishte ardhur keq që nuk iu afrova Erionit më shumë. Unë i thashë që do e pres kur të dalë e të shoh ç’mund të bëjmë dhe ai ma uroi me gjithë zemër lidhjen.

Ke ndier vërtet për Erionin brenda shtëpisë, me çfarë syri e ke parë?

Më pëlqente si karakter dhe e veçoja nga të gjithë djemtë e tjerë, përveçse Edin, që është i veçantë dhe i pjekur. Për Erionin, javën e parë u ngacmuam shumë, gjë që ishte transmetuar edhe në publik, si flirti i parë që ndodhi në "BB5”.

Çfarë ndodhi pastaj, pse nuk avancuat më tej?

Unë nuk jam tip imponues, që i "futem” dikujt domosdo. Hyri Klaudia, u fut në mes të kësaj historie dhe ia lashë Erionin. Pastaj mua më pëlqen shumë fjala "marrëdhënie”, që do të thotë sa marr dhe jap.

Mendon se Klaudia dhe Erioni do krijojnë lidhje jashtë shtëpisë?

Aty brenda ata mund të kenë gjithçka me njëri-tjetrin, po për jashtë e kam të sigurt që jo.

Pse mendon kështu, ku bazohesh?

Edhe vetë Klaudia i ka thënë brenda Erionit që, kur të dalim jashtë, do dëgjosh shumë gjëra për mua, do të flasin njerëzit shumë. Përveç kësaj, janë komplet tipa të kundërt me njëri-tjetrin.

Si të duket Klaudia në lojë?

Njeriu më fals aty brenda, dhe mendoj se jashtë e kanë kuptuar këtë fakt. Po ashtu kam përshtypjen se edhe në jetë është vajzë negative, fakt që e kam dëgjuar nga të tjerë.

Mendon se Erioni ndien për të?

Erioni është shumë djalë xhentil me femrat. Mbase kanë përputhje në mendime herë pas here, por jo ndjenjë.

Po ndaj teje mendon se Erioni ka ndjenjë?

Sa isha aty, më thoshte të kam lexuar mënyrën se si qëndron në tavolinë, si flet dhe më pëlqen kjo, prandaj dhe flas me ty shumë gjëra e me të tjerët jo. Erioni ndaj meje ka qenë i rezervuar dhe i kujdesshëm, kur i duhej t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mua.

Para dy ditësh të kanë përmendur në një bisedë. Çfarë kuptove?

Po, e dëgjova pak komunikimin mes tyre, kur Klaudia i tha Erionit që "kisha frikë nga Lena, ndërsa ai ia ktheu- unë nuk kam pasur frikë nga ajo”. Më tej dëgjova që kishin debatuar rreth meje dhe Klaudia i ka thënë mos ma përmend më, ndërsa ai ka këmbëngulur. Nga e gjithë kjo kuptoj që ajo ndihet e rrezikuar.

Nëse ai vazhdon me Klaudian, ti si do sillesh në momentin që ai do dalë?

Për jashtë jam shumë e sigurt që nuk do vazhdojnë. Unë do sillem mirë me të dhe e di që do e bisedojmë këtë punë.

Deri në momentin që nuk e di se çfarë mendon ai për këtë, ti vetë do i propozoje të krijonit lidhje?

Ta shoh kur të dal jashtë, atëherë do ta di.
Kategorit: Big Brother | Shikime: 526 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar