Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Shkurt » 27 » Analizat: Niveli i Aflatoksinës, mbi normat, bllokohen 2 markat e qumështit
1:58 PM
Analizat: Niveli i Aflatoksinës, mbi normat, bllokohen 2 markat e qumështit
Nga të dhënat e analizave të kryera nga ana e AKU ka rezultuar se niveli i Aflatoksinës gjendet mbi normat e lejuara në këto produkte vendase të qumështit dhe konkretisht qumështi i markës Primalat dhe Fast.
AKU ka kërkuar heqjen nga tregu të këtyre produkteve deri në marrjen e një analize përfundimtare. Aflatoksinan është një lëndë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Sipas të dhënave të AKU analizat e bëra mbi produktet e qumështit në vitin 2012 kanë rezultuar negative lidhur me praninë e kësaj lënde kancerogjene.
Specialistët shpjegojnë se ky është njëlloj myku që merret nëpërmjet ushqimit nga lopët. Ai përmban lëndë toksike kancerogjene B1 dhe B2 e cila më pas shpërbëhet në M1 dhe M2, po aq të dëmshme për organizmin e njeriut. Aflatoksina merret nga lopët përmes ushqimit, kashtës së mykur dhe më pas del prej tyre si përbërës në qumësht. Sëmundjet kanceroze të mëlçisë, stomakut, zorrëve, të aparatit tretës tek njerëzit lidhen pikërisht me këto lëndë toksike. Nëse qumështi që prodhohet në fermat vendase apo lënda e parë që vjen nga jashtë për ushqimin e tyre përmban një ngarkesë më të lartë se 5pb, atëherë ajo duhet ndaluar, theksojnë specialistët.
Kategorit: Ekonomi | Shikime: 850 | Postoi: shijoje | Etiketim: Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar