Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Mars » 28 » Biznesmeni: E ndihmova Dafinën – është mosmirënjohëse!!
0:10 AM
Biznesmeni: E ndihmova Dafinën – është mosmirënjohëse!!

www.Shijoje.at.ua Biznesmeni: E ndihmova Dafinën – është mosmirënjohëse!!Thotë se e ka ndihmuar shumë herë si financiarisht edhe në forma tjera, por ajo është mosmirënjohëse e madhe. Biznesmeni kosovar nga Suedia Besim Mehmeti ka rrëfyer për Panoramën se si për 10 vjet ka bërë shumë cka për këngëtaren e famshme, e cila edhe i ka pasur borxh për një kohë.

Doja t’ju pyes fillimisht nga dhe si njihesh me Dafina Zeqirin?
Mbi 10 vite njihem me Dafinën dhe familjen e saj, nëna e Dafinës është nga Llapashtica, kurse mua me bie ta kem si teze, pasi jam nip i asaj ane.

Po bashkëpunimin me të si e ke pasur, me çfarë e ke ndihmuar deri më tani?
Që nga fillimi kur ka nisur, pasi unë merrem me biznese dhe kam kontakte me njerëz të ndryshëm, e kam ndihmuar dhe ekonomikisht. Me kontaktet e lidhjet e mia, deri atëherë kur ka filluar të krijojë emrin e saj. Deri atëherë kemi pasur jashtëzakonisht kontakte dhe raporte të mira. Me çfarë merreni ju saktësisht dhe sa kohë keni që jetoni në Suedi?
Unë jam pronar i dy hoteleve në Lund dhe në Hestra të Suedisë, kam autobusët e mi, si dhe agjenci fluturimesh ”Kosmac travel”. Është viti i dytë që jam futur në shoëbiz, ku për partner kam organizatorin tjetër z. Samir Kuqi, dhe jetoj në Suedi prej 21 vitesh.

Ju thoni se keni financuar këngëtaren Dafina Zeqiri në fillim të karrierës së saj, po mund të na tregoni se si e keni ndihmuar, pra të zbuloni shumën të cilën e keni investuar, dhe a ju ka borxh ajo juve tani?
Unë kam financuar dhe ndihmuar me të holla Dafinën, sa herë që ka qenë nevoja, për 10 vite me radhë, kurse ajo ka larë borxhin në dy pjesë dhe më kujtohet mirë se borxhin e fundit ma ka kthyer më 29 janar të 2011-s, në Helsinborg të Suedisë. Përveçse e kam ndihmuar financiarisht, e kam përkrahur moralisht dhe njerëzisht për probleme me njerëz të ndryshëm. Aty nuk ka munguar ndihma ime për ta nxjerrë nga situatat.

D.m.th. borxh financiar ndaj jush ajo nuk ka? Po çfarë problemesh kanë qenë ekzaktësisht?
Borxhin e ka paguar, është e vërtetë, probleme dhe mosmarrëveshje ka pasur me organizatorët, punë pagesash për të. Pastaj çka ka pasur nevojë, i jam gjendur në të gjitha mënyrat njerëzore.

Tani a keni ju kontakt me të, a ju ka falënderuar ndonjëherë?
Unë nuk kam asgjë personalisht me të, por po më mundon fakti i arrogancës dhe injorancës së saj ndaj meje. Jo për diçka, por për të vetmen gjë që, në qoftë se artisti është shpirti i një populli e ai artist nuk është mirënjohës ndaj njeriut i cili i ka qëndruar afër që nga fillimi e deri ku ka mbërritur, ç’njeri i adhuruar mund të jetë ai në publik?
Kategorit: VIP | Shikime: 463 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar