Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Mars » 16 » Cilat veprime të meshkujve e nervozojnë një femër!!
11:42 PM
Cilat veprime të meshkujve e nervozojnë një femër!!
www.Shijoje.at.ua Cilat veprime të meshkujve e nervozojnë një femër!!Marrëdhëniet mashkull-femër janë të komplikuara, thjesht për arsye se jemi të ndryshëm. Femrat nervozohen për disa gjëra, për të cilat mendojnë se nuk i takojnë fare gjinisë së kundërt, por të njëjtin mendim e kanë edhe meshkujt. 

Ekzistojnë disa shprehi, të cilat meshkujt assesi t’i largojnë, përderisa femrat i vërejnë ato në jetën e përditshme. Nganjëherë, këto janë vetëm çorapët e tij në dysheme, obsesioni pas teknologjisë, apo moskuptimi për ndjenjën e estetikës nëpër shtëpi. Standardet e ndryshme higjienike mund të jenë problem i vërtetë, por kryesisht mund të bisedohet rreth gjithçkaje. 

Lexoni disa nga gjërat që i bëjnë meshkujt, përderisa femrat fare nuk mund t’i durojnë. 
Teknologjia
-Femrat e respektojnë teknologjinë dhe e kuptojnë vlerën e saj, por nuk mendojnë se është e këndshme për shtëpi, sidomos kur filloni ta bindni se sistemi pa tela është i rehatshëm, e në anën tjetër telat i vëren kudo nëpër dysheme. Sidomos mos tentoni ta shtyni të dashurohet nëpër kornizat digjitale, kur ajo i adhuron ato më klasiket që i ka nëpër mur dhe dollapë. Natyrisht se ekzistojnë edhe femra që çmenden pas teknologjisë, por më shumë e konsiderojnë si praktike, e jo si të bukur. Mbushësit, telat, mjetet, të gjitha këto duhet ta kenë vendin e tyre për të mos okupuar shumë vend, ngase kjo do ta nervozojë pa masë partneren tuaj.

 

Higjiena

Qofshin çorapët në dysheme, peshqirët që janë hedhur gjithandej, apo vetëm enët e palara, ekzistojnë disa shprehi që femrës nuk i lënë hapësirë aq për të ecur nëpër shtëpi, përderisa mashkulli çmendet pse shtëpia nuk është e rregulluar. Natyrisht, kur në pyetje është higjiena, ekzistojnë shumë mendime se meshkujt janë më të pastër dhe më të rregulluar se shumica e femrave, por me sa duket janë disa mëkate, si lënia e çorapeve në dysheme, shprehi që e bëjnë vetëm meshkujt.

 

Kuzhina

Sikur edhe për higjienën, nuk ekziston ndonjë mendim i përgjithshëm, por le të themi se i dashuri juaj nuk është edhe ndonjë adhurues i madh i kuzhinës. Natyrisht, gjithmonë adhuron dhe e pëlqen ushqimin e mirë dhe nuk e ngre zërin kundër kuzhinës suaj. Nganjëherë gjatë vikendit tenton t’i pjekë disa patate, e kjo është e tëra. Por, më pas shfaqen telashet. Pas kësaj zierje, në përgjithësi, ju duhet ta pastroni kuzhinën. Edhe pse dikush mund të mendojë se kemi të bëjmë me mangësi higjienike, këtu kemi të bëjmë me paaftësinë e tij për të zier, ngase në vend se ta përdorë një lugë të vetme, ai përdor dhjetë të tilla. Partneri juaj me siguri dëshiron që për ju të ziejë gjellën më të bukur në botë, duke lënë pas vetes një katastrofë. Ekzistojnë edhe mijëra e mijëra imtësi, të cilat u pengojnë femrave apo edhe meshkujve, por një është e sigurt, kompromisi dhe biseda janë çelësi për një marrëdhënie të suksesshme.

Kategorit: LifeStyle | Shikime: 506 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar