Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Mars » 28 » E dashura e Ermalit: Nuk dua të përfshihem në këtë histori!!
0:11 AM
E dashura e Ermalit: Nuk dua të përfshihem në këtë histori!!

www.Shijoje.at.ua E dashura e Ermalit: Nuk dua të përfshihem në këtë histori!!Lorena: Pyeteni Ermalin për mua, kur të dalë nga loja. Ndërkohë që ka pasur komente e diskutime të ndryshme në lidhje me intimitetin e krijuar brenda "Big Brother 5” mes Ermalit dhe Françeskës, ata të dy nuk i kanë kursyer bisedat në lidhje me sinqeritetin, që duhet të tregojnë ndaj njëri-tjetrit për lidhjet që mund të kenë lënë jashtë shtëpisë. 

Ka qenë pikërisht vajza 18- vjeçare nga Vlora, Françeska, e cila i ka kërkuar në një farë mënyre llogari Ermalit, kur i është drejtuar para dy ditësh me fjalët "Pse s’më tregove për të dashurën?!”, ndërkohë që ai ia ka kthyer me një deklarim të tipit "Isha ndarë”. 

Françeska dhe Ermali kanë folur me njëri-tjetrin, duke u munduar të sqarohen për lidhjen që ka Ermali jashtë shtëpisë. "U mërzite ti?”, e pyet Ermali, ndërsa Françeska pohon se "ai pretendon që ajo duhet ta kishte kuptuar vetë”. Françeska i thotë po ashtu se "e ka pyetur nëse ka lënë një njeri jashtë dhe ai i ka thënë se nuk ka lënë asnjë person jashtë, ndërsa gjatë tregimit të historisë tha se e dashura e tij e ka përcjellë deri në ditën që u fut në shtëpi. "Unë në momentin që u lidha me ty, nuk isha më i lidhur”, është shprehur Ermali. Por kjo nuk i ka mjaftuar Françeskës, e cila nga ana e saj i kërkon llogari se përse nuk ia ka treguar historinë që në fillim, por Ermali mundohet t’i shmangë shpjegimet. Ai thjesht justifikohet duke thënë se nuk kishte se si t’ia thoshte. "I dashuri im nëse do të hynte këtu, nuk do të puthte të bijën e botës nëse do të më donte”, është shprehur Françeska. 

Ndërkohë që në këtë dyzim të pohimeve të Ermalit, herë duke pohuar se ka një të dashur jashtë shtëpisë dhe pastaj duke e mohuar para Françeskës, ka krijuar një lloj konfuzioni dhe ka shtuar kureshtjen te publiku, për të ditur më shumë rreth të vërtetës, ndërkohë që po në të njëjtën kohë ai nuk e ka pranuar se ka dashuruar ndonjëherë në jetën e tij. Por duke u justifikuar te Françeska ai thotë se e ka bërë atë rrëfim me një qëllim të caktuar dhe se të gjithë banorët kanë dashur që të përfitojnë. Ndërkohë që ne jemi përpjekur të kontaktojmë me vajzën, emri i së cilës është komentuar nga mediat, se kur Ermali flet për lidhje jashtë, fjala është për të.

Lorina: Nuk dua të flas për këtë histori
Kjo histori intriguese e krijuar nga  "Mister Albania 2010” brenda BB-së nuk dihet se ç’drejtim do të marrë në ditët në vazhdim. Para disa javësh, gazeta "Panorama” arriti të gjejë një foto të Ermalit me vajzën e quajtur Lorina, që u fol se ishte pikërisht ajo për të cilin Ermali pohoi brenda në lojë se ishte e dashura që e priste jashtë. Ishte pikërisht xhelozia e shprehur hapur nga Françeska për të dashurën e tij aktuale jashtë shtëpisë, e nxitur nga pohimet e Ermalit. Ai ia forcoi edhe më shumë ndjenjën e xhelozisë, duke i pohuar se "e dashura e tij jashtë shtëpisë është e gjatë sa ai”. Edhe pse vajza me profesion farmaciste nuk ka pranuar të flasë për këtë histori, miq të afërt të tyre kanë pohuar se Ermali e kishte fjalën për Lorinën, kur fliste për të dashurën e tij jashtë. E pyetur nga gazeta "Panorama” në lidhje me këtë çështje, ajo ka pohuar se nuk prononcohem për këtë histori, dhe pyetjen mund t’ia bëni Ermalit, e ta merrni prej tij përgjigjen kur të dalë nga shtëpia”. Lorina, e cila është fotografuar me Ermalin dhe shoqërinë e tij në ambientet e "Living Room”, ku Ermali punonte si menaxher, nuk ka pranuar të japë asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë histori.

Motra e Ermalit: "Nuk jemi në dijeni të ndonjë lidhjeje të Ermalit jashtë shtëpisë”
Një javë nëna e Ermalit, Tefta Merdani, foli në intervistën e saj të parë për gazetën "Panorama” në lidhje me Ermalin, intimitetin e tij me Françeskën dhe lojën e tij brenda BB5. Ajo pohoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë lidhjeje serioze që Ermali kishte jashtë shtëpisë së BB, me ndonjë vajzë. Ndërsa ne kemi pyetur motrën e tij më të vogël, Tea, për faktin se mund të dijë më shumë rreth sekreteve të vëllait të saj. Ajo ka pohuar "Im vëlla është tip i tërhequr dhe nuk flet për historitë e tij, aq me tepër me mua që jam shumë vite më e vogël, dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohemi shokë, që mund t’i rrëfejmë sekretet njëri-tjetrit”. Ajo pohoi se "gjithsesi nuk jam në dijeni të ndonjë lidhjeje serioze të tij jashtë shtëpisë”. "Madje”, tha ajo dhe të shtunave të spektaklit në studio jemi të pranishëm ne familjarët e mikeshat e mia, kurse shoqet e tij erdhën vetëm të shtunën e parë, dhe nuk erdhën më në spektakël”.

Françeska: Unë dhe Ermali, tipa të njëjtë
Ndërkohë që në lidhjen e tij të krijuar brenda shtëpisë së vëzhguar me Françeskën duket se kjo e fundit është më e afeksionuara për momentin, por ndërkohë edhe ajo që po luan. Në një moment ndërsa ka qëndruar me Ermalin buzë pishinës, duke i treguar atij një ëndërr që ka parë me motrën e saj, ajo i pohon Ermalit se në ëndërr i ka thënë motrës se me Ermalin vetëm "respektohen”, e nuk janë të lidhur. Gjithashtu në lidhje me opinionin e familjes të komentuar aq shumë nga banorët, e sidomos nga Liami, ajo ka pohuar se nuk e shqetëson ky fakt, pasi babai i saj e ka ditur që ka pasur një lidhje që në moshën 15-vjeçare. Por po ashtu nuk e fsheh që e sheh veten çift me misterin, pasi i bën një pyetje Gentës nëse ajo shkon ose jo me Ermalin, shton se ata të dy janë tipa të njëjtë.

Kategorit: Big Brother | Shikime: 495 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar