Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 4 » Elvisi injoron xhelozinë e të dashurës, në Tiranë shoqërohet me Ariolën!
11:16 PM
Elvisi injoron xhelozinë e të dashurës, në Tiranë shoqërohet me Ariolën!
www.Shijoje.at.ua Elvisi injoron xhelozinë e të dashurës, në Tiranë shoqërohet me Ariolën!!Ndërkohë që loja brenda "Big Brother 5” është në kulmin e saj, banorët që skualifikohen nga javë në javë, vazhdojnë një "Big Brother” tjetër jashtë shtëpisë së vëzhguar, duke thelluar miqësitë që kanë mundur të nisin brenda lojës. 

Kështu, konkurrenti simpatik nga Kosova, Elvis Gjini, nuk e ka problem të vazhdojë miqësinë me vajzat që ka njohur në këtë eksperiencë televizive, edhe pse ka një lidhje të konsoliduar në jetën e tij me modelen kosovare, Valbona Bajraktari.  

Ai madje nuk e ka problem të injorojë xhelozinë e saj të shprehur në intervista për Ariolën, një tjetër banore të skualifikuar nga BB5, nëse do të bëhej fjalë për frikën se mos ndoshta Elvisi krijonte diçka më shumë në bashkëjetesën e tij në BB. Paparaci ynë i ka fotografuar të dy, Elvisin dhe Ariolën në Tiranë, ndërsa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit si dy miq shumë të afërt. Nuk dihet nëse e dashura e tij është në dijeni të takimeve të Elvisit në Tiranë, por gjithsesi urojmë që me këtë foto të mos e acarojmë klimën mes tyre si çift.

Ndërkohë që e dashura foli me pasion për lidhjen e saj me Elvisin në një intervistë ekskluzive për "Panorama Plus”, ky i fundit po përpiqej në lojë të bënte për vete njërën nga banoret e BB5, Albulenën. Albulena, po ashtu nga Kosova, nga ana e saj e konsideroi një lojë të shoqëruesit të parë të "Mister Albania 2010”, për të tërhequr vëmendjen në BB5. Ndërkohë që Elvisi i bëri të ditur se mund të rrezikonin që të dilnin nga shtëpia të dy dhe prandaj nuk duhet ta linin afrimitetin për më vonë.
Kategorit: Big Brother | Shikime: 481 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar