Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Mars » 20 » Enxhi i ikën drejtësisë - strehohet në Prishtinë!!
11:58 PM
Enxhi i ikën drejtësisë - strehohet në Prishtinë!!
www.Shijoje.at.ua Enxhi i ikën drejtësisë - strehohet në Prishtinë!!Lajmi mbi padinë që Leonard Bombaj ka bërë ndaj Enxhi Kamenicës, siç duket është marrë seriozisht nga Kamenica. Organet e drejtësisë ende nuk mund të lokalizojnë vendndodhjen e Enxhit, 

e cila ka kohë që nuk është shfaqur në gjykatë, pas akuzave që në një emision televiziv ajo i bëri Bombajt duke e ofenduar e fyer atë publikisht, ndërsa ky i fundit paralajmëroi edhe padi ndaj saj. Ndërsa ne mësojmë se ajo tashmë është shpërngulur në Kosovë, 

ku edhe ka vendosur që të jetojë, pas frikës se organet e drejtësisë do të lokalizojnë vendndodhjen e saj në Shqipëri. Më herët, Enxhi dha lajmin se do të udhëtojë drejt shtetit fqinj Itali, për të vazhduar studimet për master, por më vonë destinacioni i saj u zbulua dhe ishte Kosova e më saktë Prishtina, ku thuhet se është mahnitur me mikpritjen që i kishin bërë shqiptarët atje, vajzës e cila u bë e famshme nga spektakli "BB”.Atje, Enxhi ka marrë dhe disa oferta për punë, të cilat i ka pranuar me shumë kënaqësi. 

Nëse çështja do të bëhet akoma më serioze dhe organet e Drejtësisë do të kërkojnë intensivisht vendndodhjen e saj, ndoshta do të kërkohet nga organet e Drejtësisë në Kosovë, që të deportohet drejt Shqipërisë, ku e pret edhe gjyqi për padinë që Bombaj ka bërë ndaj saj.
Kategorit: VIP | Shikime: 461 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar