Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 4 » Fun Club”e kënaq!!
11:23 PM
Fun Club”e kënaq!!

www.Shijoje.at.uaVajza e njohur e ekranit shqiptar, Albana Osmani rrëfen për formatin e ri televiziv, që është pjesë e spektaklit më të famshëm shqiptar, atij të ‘’Big brother’’.

Si po ecën diskutimi te "Fun club i BB”? Ka pasur mosmarrëveshje?Të ftuarit, të përjashtuarit nga shtëpia më e vëzhguar e shqiptarëve, opinionistë, gazetarë, psikologë, familjarë, miq dhe fansa të banorëve janë të gjithë aktivë në program. 

Jemi të gjithë pjesë e këtij "reality”, që nis brenda shtëpisë dhe zhvillohet, analizohet, diskutohet në studion e këtij programi. Po ecën mirë, po krijon ngjarjen e pritur nga publiku. Je e kënaqur me punën që po bën, si e ndien veten? Sigurisht që më pëlqen. Madje shumë. Pasi është një tjetër terren, ku dimensioni nuk është i orientuar vetëm tek një emërues i përbashkët, siç ishte muzika në Top Fest. Por në Reality Show, pjesë e të cilit si ”Post BB” është Fan club, apo talent show siç ishte Albanian’s Got Talent, janë formulat TV që kanë për protagonistë njerëzit në atë që i përfaqëson. Ndaj i pëlqej dhe kënaqem shumë.

Çfarë të bën më shumë përshtypje te mediat e shkruara mbi historinë e banorëve?

Programi është live, në kohë reale shkon kudo tek të gjithë shqiptarët. Ndaj mosmarrëveshjet apo çfarë nënkupton mbrapaskenat, aty janë totalisht transparente. Ndaj, gjithçka shihni ju, e shohim edhe ne.

Nën produksionin e Flori Mumajesit do lansosh këngën e parë. Do sfidosh veten si këto këngëtaret?

Për mua kjo që po bëj është ‘just for fun’! Nuk jam këngëtare, as nuk pretendoj (qesh). Britany Murfy është aktorja që vdiq, që bëri këngë me Pol O’Canfol. Kjo është ideja ime "part of the show”. Jo këngëtare! Kënga është super! Wow! Ka për t’iu pëlqyer. Pavarësisht se Mentori këndon dhe unë bëj tra lalalala (qesh), diçka për verë "for fun why not”!
Kategorit: Big Brother | Shikime: 638 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar