Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 4 » Hermes Nikaj: Pas deklaratës sime publike për lidhjen me Vlashin, më kërcënojnë në telefon!
11:27 PM
Hermes Nikaj: Pas deklaratës sime publike për lidhjen me Vlashin, më kërcënojnë në telefon!
www.Shijoje.at.ua Hermes Nikaj: Pas deklaratës sime publike për lidhjen me Vlashin, më kërcënojnë në telefon!Ai mori guximin të bënte një rrëfim personal hapur, duke e konsideruar veten një njeri të lirë, kur është fjala për të pohuar atë që ndien. Por Hermes Nikaj, modeli 21- vjeçar i njohur si Hermesi i "Aldo Morning Show” në "Tv Klan” prej shtatë muajsh, 

menjëherë pas deklaratës së tij të parë në media, se i pëlqejnë djemtë, dhe se është i dashuruar çmendurisht me Vlashin e "BB5”, është përballur me telefonata kërcënuese në numrin e tij të telefonit, që nga dita e botimit të intervistës së tij në gazetën "Panorama”. 

Më marrin në telefon vajza e djem, që prezantohen si miq të Vlashit, dhe më kërcënojnë se do më hedhin në gjyq, pasi sipas tyre i kam prishur imazhin”, tregon Hermes për "Panorama”. Një javë më parë, Hermesi deklaroi publikisht për miqësinë që ai e quan speciale me djalin nga Durrësi. Kjo konsiderohet hera e parë në media, që një djalë shqiptar pranon publikisht një lidhje homoseksuale. Ai tregoi se ishte njohur në facebook me Vlash Mërtikën dhe më pas kishin dalë bashkë, duke qenë se i bashkon dhe pasioni i modës. Në intervistën e tij, Hermes theksoi se "nuk e fsheh që mua më pëlqejnë meshkujt, rashë në dashuri me Vlashin dhe e dashuroj marrëzisht në çdo moment të jetës sime. Dhe nuk kam turp ta pranoj publikisht këtë fakt”.
Kategorit: Big Brother | Shikime: 645 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar