Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 9 » Lorena: Nuk e shpërdorova “Big Brother”-in tim”
11:12 PM
Lorena: Nuk e shpërdorova “Big Brother”-in tim”
www.Shijoje.at.ua Lorena: Nuk e shpërdorova

Ashtu si çdo të hënë, në emisionin e "Pasdites” në "Top-Channel”, ishte i ftuar banori i fundit i dalë prej shtëpisë më të famshme në Shqipëri, "Big Brother”. 


Pas intervistave në daljen nga shtëpia dhe në "Fan Club”, ditën e dielë, Lorena dha një intervistë të re, në të cilën u ndal gjerësisht në raportin e saj me Gracianon dhe arsyet që e bënë të dilte nga shtëpia.


Pasdite – Lorena, si ishin orët e para jashtë shtëpisë?

Lorena - Fillimi pak i vështirë, sa u mësova me ajrin dhe iu riktheva normalitetit të jetës sime. Kryesorja për mua ishte që familja dhe shoqëria 

Nëse do të kisha luajtur, duke i dhënë lidhjes sime me Gracianon dramë, pasion apo emocione që nuk i kisha, atëherë me siguri do të ndodhesha ende brenda


Lorena

Konkurrente e eliminuar e Big Brother

më pritën me të vërtetë mirë. 

Pasdite - Për çfarë të kishte marrë malli më shumë?

Lorena - Për mamin më shumë nga të gjithë. Jemi shumë të lidhura bashkë dhe ndërsa të paktën ajo çmallej duke më parë në ekran, unë se kisha këtë mundësi.

Pasdite – Cilat ishin komentet e mamasë për paraqitjen tënde në "Big Brother”?
Lorena – Më tha vetëm se duhet të kisha folur më shumë. Në fakt, këtë më tha edhe Graciano. 
Pasdite – Çfarë mendon se të ka penalizuar më shumë brenda shtëpisë? 
Lorena – Fakti që u afrova me vetëm 2-3 persona të ndryshëm. Kjo për vetë tipin tim, që nëse nuk më pëlqen një person që në fillim, e kam të vështirë të shoqërohem dhe të krijoj afrimitet. Më pëlqen të qëndroj vetëm me ata njerëz të cilët më pëlqejnë realisht.
Pasdite – Cilët ishin personat që ndieve më afër shtëpisë?
Lorena – Natyrisht, Graciano. Pastaj, Anila, tek e cila gjeta një mikeshë të mirë, Françeska u afrua gjithashtu disi në kohët e fundit. Kisha një marrëdhënie të mirë edhe me Edin, tek i cili kam patur mbështetje dhe më ka pëlqyer si person.
Pasdite – Patët disa momente intimiteti me Gracianon brenda shtëpisë. Çfarë komentuan të afërmit e tuaj për këtë?
Lorena – Asgjë, askush nuk më ka paragjykuar. Në fund të fundit, jam 20 vjeç dhe mund të bëj zgjedhjet e mia.
Pasdite – Ishin të shumtë ata që e kanë komentuar lidhjen tënde me Gracianon si vetëm një lojë. Edhe në fund kur dolët nuk u duk sikur pati ndonjë feeling.
Lorena – Nuk do të mendoja kështu. Do të gënjeja nëse do të thoja që u dashurova çmendurisht, por kam ndienja për të, të cilat erdhën gjithmonë në rritje. Nuk mendoj se u ndamë ftohtë dhe ai më tha diçka të rëndësishme në vesh, por nuk kishte arsye për të vënë kujën dhe për të qarë, sepse asgjë e tmerrshme nuk ndodhi dhe do të takohemi sërisht në daljen nga shtëpia.

Siç është bërë zakon, në studion e "Pasdites”, i vendosur në rolin e kritikut, gazetari Flavio Qarri bëri këtë konstatim për Lorenën. "Lorena është 20 vjeç, po del nga adoleshenca e po futet në rinë e vonshme dhe iu dha një mundësi që si jepet më në jetë. Por, këtë përvojë, ajo e shpenzoi dëm në mënyrë spektakolare. Sepse brenda s’ishte aktive, s’po them si luajti Lorena lojën, por ajo shpenzoi më kot një rast të rrallë në jetë, që të jetonte aventurën e fundit të madhe e të çmendur pa pasoja apo përgjegjëshmëri… Lorena krijoi një lidhje, por publiku nuk e ndieu dashurinë, pasi ishte si punët tetë orarëshe të zyrës, kështu ishte edhe lidhja e Lorenës me Gracianon, pa pasion, feeling, me pak xhelozi, por pa dashuri”…

Në kundërpërgjigjen e saj, Lorena pretendoi se ishte pikërisht fakti që e ofroi në ekran ndienjën e saj ashtu siç ishte, ajo që e penalizoi. "Nëse do të kisha luajtur, duke i dhënë lidhjes sime dramë, pasion apo emocione që nuk i kisha, atëherë me siguri do të ndodhesha ende brenda”, deklaroi e reja, studente për inxhinjeri gjeodezi në Tiranë. 
Kategorit: Big Brother | Shikime: 436 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar