Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Janar » 13 » Ndahen çmimet “People’s Choice”, Katy Perry fiton 4 trofe
4:03 PM
Ndahen çmimet “People’s Choice”, Katy Perry fiton 4 trofe
Ndahen çmimet LOS ANXHELOS – Në teatrin Nokia të Los Anxhelosit u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve "People’s Choice”. Këngëtarja Katy Perry fitoi katër trofe. Ajo fitoi si artistja më e mirë e muzikës pop, ajo mori çmimin për Artisten më të mirë femër, për Videon Muzikore të preferuar me këngën "Part of Me" si dhe adhurueset e saj KatyCats u zgjodhën si ndjekësit më të mirë të muzikës. 

Grupi One Direction fitoi trofeun për albumin më të mirë me "Up All Night” dhe për këngën më të pëlqyer me "What Makes You Beautiful" 

Fituesit të tjerë të çmimeve "People’s Choice”, ishin: Jason Mraz, që fitoi si artisti mashkull më i preferuar, Taylor Swift, e cila mori çmimin si artistja më e pëlqyer e muzikës country dhe Nicki Minaj, artistja më e mirë Hip-Hop sipas votuesve. Këngëtarja Rihanna u zgjodh fituese për muzikës R&B, ndërsa Maroon 5 fituan çmimin "People’s Choice” për grupin muzikor më të pëlqyer. 

Këtë javë u përkujtua edhe data e lindjes së të ndjerit Jim Croce, këngëtar dhe autor këngësh, i lindur në vitin 1943. Gjatë karrierës së tij të shkurtër, Jim Croce krijoi disa këngë të suksesshme, duke përfshirë "You Don’t Mess Around With Jim" dhe "I Got a Name". Këngët e tij arritën gjithashtu të arrinin majat e klasifikimeve të kohës, me disa prej tyre në vendin e parë si "Bad, Bad Leroy Brown" dhe "Time in a Bottle". Në vitin 1973, Jim Croce vdiq në moshën 30 vjeçare, në një aksident ajror, ndërsa udhëtonte për të dhënë një koncert në Sherman, të Teksasit. 
Kategorit: LifeStyle | Shikime: 492 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar