Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 4 » Olsi i BB1: Po, më tërheq shumë Françeska!!
11:24 PM
Olsi i BB1: Po, më tërheq shumë Françeska!!
www.Shijoje.at.ua Olsi i BB1: Po, më tërheq shumë Françeska!!Pushimet në Tajlandë, me paratë dhuratë nga tezja që i fitoi në Telebingo. Olsi është kthyer nga pushimet dhe ka vendosur që të na rrëfejë aventurën e tij atje. 

Ai tregon për femrat tajlandeze, raportin mashkull-femër, dhuratën të cilën ia ka bërë tezja e tij që ka fituar telebingon, si dhe komentin për banorët e rinj të BB5.Sa kohë qëndrove në Tajlandë dhe tek kush?Kam qëndruar në një apartament me qira, pamje nga oqeani, 1000 euro për 40 ditë që qëndrova.

Si të kanë pritur dhe çfarë të ka pëlqyer më shumë nga ky vend?Mikpritja ishte e para gjë që të bënte përshtypje, adrenalina që të pushtonte që në momentin kur dilje nga aeroporti. Atje çdo njeri besoj se zhvishej nga kjo mburojë që na rrethon gjithë kohën këtu në Europë, mburoja që secili nga ne e mbart për të qenë i sigurt dhe ok me të tjerët, se këtu kjo ka rëndësi, dhe padashje kjo mburojë na bën të harrojmë që jeta kuptimin e merr në ato momente kur fillojmë e shijojmë atë. E them këtë gjë se unë kam jetuar dhe në Europë, por kuptimin e fjalës ”Freedom” këtu e mësova.

Kush i ka financuar këto pushime?

Pushimet m’i bëri dhuratë tezja ime, fitoi 26 milionë te ”Telebingo shqiptare” te Ardit Gjebrea dhe më dha gjysmat, ngaqë më ka pikë të dobët.

Vërtet je zgjuar me tri femra çdo ditë?

Edhe ti po të ishe, ashtu do zgjoheshe, raporti mashkull-femër ishte 1 mashkull me 10 femra, kudo që ishe, besoj se u kuptuam tani!

Nga se dallojnë femrat aziatike nga ato europiane, apo më mirë të themi shqiptare?

Po t’i krahasoja femrat tona me ato andej, do thosha vetëm një fjali, femrat tona janë si yje, ne meshkujt shqiptarë jemi me fat se kemi femrat më të bukura në botë.

Tani që ke ardhur në Tiranë, çfarë planesh ke për momentin?

Planet që kisha në kokë më ndryshuan të gjitha me këto pushimet e fundit (qesh), vetëm një gjë nuk ka ndryshuar.

Ke vendosur të fillosh ndonjë lidhje serioze dhe të martohesh?

”Lidhje serioze”, po ju me atë titullin e gazetës ”3 femra për mëngjes” na hapët punë se nuk na merr njeri seriozisht (qesh). Ju ka ngelur juve ta rregulloni imazhin tim tani ”djal serioz për shtëpi”,.

‘’FRANÇESKA, E RE NË MOSHË, POR SHUMË E KOMPLETUAR’’

 Mes shumë pyetjeve për pushimet e tij në Tajlandë, ne nuk ngurruam që të pyesim Olsin edhe për banorët e rinjë të BB5, por Olsi na e ka dhënë një koment të përgjithësuar, ndërsa prej tyre si duket ka fiksuar vajzën më të përfolur brenda shtëpisë, Françeskën. ‘’Tani për sa i përket BB5, me aq sa pashë të shtunën, do thosha se këta janë të gjithë shumë të rinj, mendoj se e vetmja gjë që do karakterizojë secilin nga këta do jetë kërcimi, se për gjë tjetër edhe ata të shkretët nuk kanë ç’të japin, vetëm ajo biondja nga Vlora që është e kompletuar, pamja, e shkathët, përgjigjet i jep saktë me atë mënyrën e saj, mos harro që është vetëm 18 vjeç, më duket se quhet Françeska’’, përfundon komentin e tij Olsi.
Kategorit: Big Brother | Shikime: 583 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar