Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Mars » 7 » Pak vajza të bukura ne kete Big Brother!!
1:31 AM
Pak vajza të bukura ne kete Big Brother!!

www.Shijoje.at.ua Pak vajza të bukura ne Big Brother Albania 5 !!Ish banorët e Big Brother Albania kanë thënë se vajzat në këtë edicion nuk janë më të bukura se vitet e kaluara. Por, kanë mendime të tjera për djemtë. Lirita Halili thotë se "meshkujt e BBA 5 kanë bukuri femërore.

Ish banorët e Big Brother Albania kanë thënë për mediet se vajzat në edicionin e sivjetmë të BBA 5 nuk janë edhe aq të bukura sa viteve të kaluara.

Banorja e edicionit të parë e BBA 1, Ina Hoxha ka thënë se vajzat në këtë edicion janë për "faqe të zezë!’. "Mendoj që vajzat janë për faqe të zezë, si në përgatitje ashtu edhe në stil veshjeje”, thotë ajo për magazinën "Paloma”. E cilësuar si një panterë e zezë, Olta Sheta nga Big Brother 3, po ashtu nuk e ka pëlqyer përzgjedhjen femërore. Në Facebook ajo shkroi: "Ka femra ky Big Brother?”. Një tjetër banore e BBA 1, Ilda Gega ka thënë se nuk ka ndonjë mendim të veçantë për banorët. "Meshkujt janë simpatikë, femrat nuk më tërhoqën shumë sepse një spektakël të tërë që pash nuk shkëlqeu ndonjëra, përveç Gentës që më shkriu”.

Nga ana tjetër, banorja e Big Brother 2, Lirita Halili thotë për Express se nuk është duke e përcjellë shumë këtë edicion të Big Brother, pos të shtunave. "Çka më ka rënë në sy aty është bukuria e tepërt e meshkujve, që ndonjëherë shkon në bukuri femërore. Është pikërisht kjo arsyeja pse femrat këtë vit në BB duken jo fort tërheqëse e të bukura. Meshkujt janë tepër të bukur, por jo edhe tërheqës, pasi bukuria e tyre ndonjëherë të shtyn të mendosh se janë "gay”, derisa femrat jo të gjitha mund të them se janë simpatike. Mund të veçoj Gentën, tek e cila më pëlqen pamja nga qafa e lart dhe Françeska që ka një trup, fytyrë e flokë të mira. Meshkujt... nuk po e veçoj asnjërin pasi të gjithë më duken të njëjtë, si çika”, thotë Lirita për Express.

Edhe Juna e BB1 duket se ka preferuar më shumë të flasë për djemtë.

"Nuk mendoj se ka qenë përzgjedhja më e mirë që mund të bënin, por kam përshtypjen se jo shumë persona do kishin dëshirë të futeshin dhe nuk besoj se kanë konkurruar shumë njerëz që mund të kenë qenë tamam tipa për BB, mbase edhe për shkak të mentalitetit”, thotë Juna për Paloma.

Kategorit: VIP | Shikime: 615 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar