Kryefaqe » 2012»Mars»18 » Prindërit e Franceskës: Jemi pro 'seksit' në Big Brother !! [ Foto]
10:51 PM
Prindërit e Franceskës: Jemi pro 'seksit' në Big Brother !! [ Foto]
Bukuroshja vlonjate me emrin Françeska ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për karakterin e veçantë që ka. Ajo është më e vogla e shtëpisë së "Big Brother”, por ka ngjallur diskutimet më të mëdha.
Ajo që e dallon më së shumti Françeskën nga vajzat e tjera është lirshmëria me të cilën ajo flet, vepron dhe jeton. Si dhe për seksin e përfolur me konkurrentin tjetër, Ermalin.
Prindërit e Françeskës nuk janë kundër vajzës dhe veprimeve të saj nëse ajo ndihet mirë. Edhe nëna e Franceskes, Brixhilda Jace e babai, Dhimitër në një intervistë për mediat shqiptare kanë thënë se "Franceska dhe Ermali duken cift i mirë për njëri - tjetrin. "Mua më pëlqejnë ata të dy. Duken mjaft mirë me njëritjetrin. Ermali është goxha djalë. Ashtu si bashkëshorti im, edhe unë bashkë me dy vajzat e tjera e mbështesim plotësisht Françeskën. Për ne është e rëndësishme që ajo të jetë mirë, të ecë përpara e të realizojë të gjitha synimet e saj" ka thënë nëna e saj.Www.Shijoje.at.ua Faqa Rinis Shqiptare ♥