Kryefaqe » 2012 Prill 4 » Prindërit e Vlashit: Elvisi i paftyrë, e kemi mbajtur në shtëpi!!
11:15 PM Prindërit e Vlashit: Elvisi i paftyrë, e kemi mbajtur në shtëpi!! | |
Mund të quhet pa dyshim personazhi më i diskutuar i këtij edicioni të "Big Brother”. Vetëm se, nëse deri tani personazhet që kanë pushtuar faqet e gazetave, kanë qenë ata që kanë luajtuar më fort brenda shtëpisë, me Vlashin ka ndodhur e kundërta. Ai është ndoshta një nga banorët më të qetë të këtij ‘reality’. Në këtë ka ndikuar fakti që Vlashi nuk ka qenë krejtësisht i panjohur, dhe më së shumti kanë ndikuar ish-banorët, që kanë dhënë deklarata të forta lidhur me figurën e tij. Lajmet, thashethemet dhe deklaratat nuk kanë impresionuar vetëm publikun, por kanë shqetësuar edhe familjen e Vlash Martikës, e cila deri tani nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat. Ju kanë shqetësuar thashethemet dhe lajmet që kanë dalë për Vlashin? Ne e dimë që për personazhet që marrin pjesë në "Big Brother” dalin thashetheme të ndryshme dhe këtë e prisnim. Por ajo që na ka shqetësuar vërtetë shumë është ajo ç’ka ka thënë Elvisi. Ne deri tani kemi dëgjuar vetëm versionin e Elvisit. Cila është e vërteta juaj? E njihni ju Elvisin? Ne na ka ardhur shumë keq nga fjalët e Elvisit dhe nuk e prisnim nga ai. Ai u tregua i pafytyrë. Ne e kemi respektuar Elvisin si shokun e Vlashit dhe e kemi mbajtur një muaj në shtëpinë tonë këtu në Durrës. Këtë e kemi bërë me gjithë zemër dhe normalisht nuk na pëlqeu sjellja e tij, dhe fjalët që tha për djalin pasi doli nga "Big Brother”. Asgjë nga ato që ai ka thënë nuk është e vërtetë. Vlashi nuk është gay, sepse ne e njohim dhe përpos të tjerave në gjithë këto vite e kemi parë të lidhur me femra. Por edhe sikur të ishte nuk i takonte Elvisit ta thoshte, sidomos për respekt karshi nesh. Pastaj ai deri tani ka folur vetëm për Vlashin, në të gjitha intervistat dhe ka harruar të flasë për veten e tij. Kështu i bie të jetë ai i dashuruar me Vlashin dhe jo e kundërta. | |
|
Te Gjitha Komentet: 0 | |