Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 14 » Rrezikon jetën për një gjobë .!!
0:46 AM
Rrezikon jetën për një gjobë .!!
www.Shijoje.at.ua Rrezikon jetën për një gjobë .!!

Puna e mbrojtësve të rendit është e vështirë e plot risqe, ku rreziku për humbjen e jetës është prezent çdo ditë. Ndaj për këtë detyrë zgjidhen njerëz të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur rendin ligjor, por të rrezikosh jetën për të vendosur një gjobë…është e tepruar. 


Një polic vietnamez ndaloi një autobus me pasagjerë që po udhëtonte kundër rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesi i mjetit ndaloi dhe polici i kërkoi dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet në të tilla raste. Por shoferi u nis menjëherë. Për të mos e lënë që t’i shpëtonte ligjit, polici kapet pas fshirëses së xhamit në pjesën e parë të automjetit. 

Autobusi ka udhëtuar disa qindra metra me policin në pjesën e jashtme të xhamit të përparmë të tij, duke shndërruar rrugët e Vietnamit në skena të denja për filmat hollivudianë. 

Mjeti është ndalur më pas me ndërhyrjen e një makine të policisë dhe dhënies së mundësisë "policit hero” që të zbatonte detyrën e tij; vendosjen e gjobës për kundravajtje shoferit në fjalë.  
Kategorit: Kuriozitete | Shikime: 851 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar