1:52 AM Seks në shtëpi të BB, jashtë i presin partnerët !! [Plus Foto] | |
Zbulohen nga vetë rrëfimet e tyre se cilët janë partnerët e vërtetë dhe për kë u rreh zemra. Në qoftë se keni kuriozitet të njihni histori lidhjesh mes një femre dhe një mashkulli, ku secili prej tyre ka një të dashur ose më shumë që presin diku, ndërkohë që konsumohet një lidhje tjetër live, në ekran, pa dyshim që duhet të ndiqni "Big brother 5″. Çifte që flenë bashkë dhe djali i rrëfen vajzës se sa të gjatë e ka të dashurën që po e pret jashtë, ndërkohë që i fut duart poshtë jorganit, çifte që bëjnë seks natën dhe ditën mezi sa e përshëndesin njëri-tjetrin. Këto lidhje kaq të çuditshme mund t’i gjeni te ky "Big brother”. Por ishte prova javore që Vëllai i Madh u caktoi banorëve, e cila krijoi një konfiguraciin të ri në shtëpi, duke tronditur raportet mes banorëve gjatë kësaj jave. Të rrëfesh historitë e dashurisë më sinjifikative të secilit, i bëri një shkundje konkurrentëve, duke u kujtuar jetën që kanë lënë jashtë. Ja ti marrim me radhë: Graciano &Lorena: "Kemi bërë seks, çfarë problemi ka?” Erjoni dhe Klaudia: "Puthemi në buzë, por… jemi shokë!” Ai ka një të dashur jashtë, e cila e ka shoqëruar deri ditën kur ai është futur në "Big brother” e që, madje kujdeset për t’i sjellë edhe rrobat. Ajo ka një të dashur në burg në Itali, nga Laçi, një tjetër nga Vlora edhe ai në burg, ku ajo rrëfente se i çonte cigare prapa hekurave, ndërkohë që nuk e dimë për cilin prej tyre po rrëfente pranë zemrës së thyer, kur tha që kishte pasur nje lidhje dhe më pas e kishte zbuluar se ai e kishte tradhtuar vazhdimisht. Nga historitë e Françeskës të krijohet ideja që ajo nuk është 18 vjeç, por 100. E megjithatë, lajmi që Ermali qënka i zënë, e shokoi jo pak, e, më pas, në shenjë hakmarrjeje mori distancë duke i kërkuar llogari se pse nuk ia kishte thënë më parë. Nga ana e Ermalit mungoi përgjigjja inteligjente "Nëse një femër të futet në krevat pa ta mësuar akoma as emrin, a ka kohë për të sqaruar kaq shumë detaje?”. E me gjithë këtë kallaballëk të dashurish, historia puçi-puçi vazhdon. Këto po që janë lidhje! | |
|
Te Gjitha Komentet: 0 | |