Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 4 » Seksi në BB s’është tabu !!
11:26 PM
Seksi në BB s’është tabu !!
www.Shijoje.at.ua Seksi në BB s’është tabu !!Françeska është një nga konkurentet më të përfolura të Big Brother. Edhe pse nuk hyri në javën kur nisi ky program, ajo përsëri e kapi ritmin dhe tani është duke luajtur bindshëm. Gjimnazistja nga Vlora i ka habitur të gjithë me sjelljen e saj brenda në shtëpi. 

Janë të shumtë ata që e paragjykojnë për sjelljen dhe veprimet, por ka edhe nga ata që mendojnë se edhe pse18 vjeç po ja u bën banorëve 8 me 2. Është e lirshme në raport me meshkujt aq sa ka krijuar një lidhje aty brenda. 

Ermali duket sikur është i preferuari i saj, me të është afruar që në ditët e para; ka fjetur, është puthur, është përqafuar, madje ka bërë edhe…seks (për këtë është shfaqur një video nga "Vëllai i Madh”). Programi është një ndër më të ndjekurit në Shqipëri dhe pjesëmarrësit në të janë automatikisht të famshëm sapo dalin nga shtëpia. Françeska Jaçe e ka zgjedhur vetë profilin që do të ketë, atë të vajzës së fortë e të vendosur. Kemi biseduar me babain e saj, Dhimitraq Jaçe, për pjesëmarrjen e vajzës në këtë realitet-shou, sjelljen brenda shtëpisë dhe se si i sheh ai raportin me Ermalin. 

I  ati na tregon se Françeska është e lirë të bëjë ç’të dojë dhe se ka besim në të: "Nuk e kam problem që vajza ime puthet, mjafton që ajo të jetë e lumtur dhe të fitojë”. Ne kemi biseduar më të për të na treguar më shumë se si ka qenë ajo jashtë shtëpisë dhe se si e sheh ai tani që është brenda.

Zoti Dhimitraq, a e ndiqni Big Brotherin, tani që Françeska është konkurente?

Po, normalisht që e ndjek, aq sa jam fiksuar. Madje shpesh më pengon edhe për punët e mia, por mundohem të gjej një të mesme dhe t’i alternoj. Më shumë e shoh darkave. Deri në orët e para të mëngjesit më keni para televizorit.

Si të duket loja e saj deri më tani?

Më mirë nuk ka ku të shkojë. Nuk ja kam merakun Françeskës në këtë pikë se e kam rritur vetë dhe e kam pikë të dobët. Ajo po luan shumë mirë për moshën që ka. Vajza është vetëm 18 vjeç dhe po i përballon më së miri të gjitha situatat.

E kishit pritur në këtë formë sjelljen e saj?

Unë e di se çfarë fëmijë kam dhe se çfarë është e gatshme të bëjë ajo. Nuk e kemi biseduar gjatë pjesëmarrjen e saj në Big Brother, pasi vendimi ka qenë i shpejtë. Nuk kam qenë asnjëherë kundër ndërmarrjes së kësaj aventure nga ana e saj, madje e kam shoqëruar vetë për në Tiranë.

Si të duket mënyra se si i përballon debatet?

Ajo është e fortë dhe di t’i përballojë situatat si do që të jenë ato. Edhe Liami është një lojtar i fortë, por Françeska ka një të mirë, që nuk nxehet kurrë dhe ja kalon atij në këtë pikë. Nga ana tjetër ka një aspekt tjetër pozitiv, do që ta mbajë mirë me të gjithë. Për mua, për nga manyra se si po e bën lojën më duket më e mira. Po të kisha mundësi t’i vendosja një notë, do i jepja më tepër se dhjetë.

Si e gjykon "lidhjen” që ka krijuar brenda shtëpisë, marrëdhënien e saj me Ermalin?

Po ç’të them unë në këtë pikë. I do vetë mosha këto. Jam apo nuk jam unë dakord janë gjëra të moshës dhe nuk i ndaloj dot. Nëse ajo ndihet mirë me të, për mua nuk është problem. Unë do jem i lumtur nëse ajo është e lumtur. Kam dëgjuar që thonë se Françeska ka bërë seks aty, unë nuk kam parë gjë dhe nuk është asgjë e sigurtë. Më mjafton që vajza të ecë përpara, të realizojë ëndrrat e saj e të bëjë atë që ndjen.

A komentohet vajza juaj në Vlorë dhe a ndjeni nëse është e paragjykuar?

Deri më tani kam marrë komente të mira. Ndoshta nuk e shohin Big Brother-in pas orës 12.00 të natës, që të mendojnë negativisht. Por njeriu duhet të shohë punën dhe interesin e vetë.

Françeska ka pohuar brenda shtëpisë, se ka pasur një të dashur jashtë dhe që tani është në burg. Si është e vërteta?

E di. E kam dëgjuar këtë pjesë, por nuk është e vërtetë. I kam qëndruar shumë pranë vajzës jashtë, e çoj në shkollë dhe e marr vetë nga shkolla. Ky pohim i saj nuk ka asnjë bazë konkrete. Jam i bindur që këtë gjë e ka thënë për lojë, ndoshta për të bërë xheloz Ermalin.
 
Seks në Big Brother? Çfarë problemi ka!

Françeska është ndryshe nga vajzat e tjera, sepse familja i ka falur liri dhe mbështetje të plotë. Gjatë intervistës, babai i saj Dhimitraq Jaçe ka lënë të kuptohet se për prindërit e pjesëmarrëses në "Big Brother” ajo që ka vërtet rëndësi është lumturia, realizimi i ëndrrave dhe suksesi i vajzës së tyre. Duke komentuar raportet e saj me Ermalin, babai Françeskës ka thënë se nëse vajza ndihet mirë, për të s’ka asnjë problem, ndërsa ka pohuar se nuk ka asgjë kundër nëse ajo kryen marrëdhënie intime brenda shtëpisë.  Seks me Ermalin? Po çfarë problemi ka, është shprehur i ati i 18-vjeçares. "Nuk kam pse ta kem problem. Mua më intereson që vajza ime të ndihet mirë dhe të bëjë atë që do. Unë jam pak ‘evropian’ përsa u përket këtyre gjërave. Më mjafton që ajo të ecë përpara, të realizojë ëndrrat e saj e të bëjë atë që ndjen”.
Kategorit: Big Brother | Shikime: 720 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar