Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Prill » 10 » Sërf mbi trupin e peshkaqenit .!!( Foto)
1:24 AM
Sërf mbi trupin e peshkaqenit .!!( Foto)
Sërf mbi trupin e peshkaqenit .!!( Foto)Fotot e marra nga një profil "Facebook”-u i një vajze që po shfrytëzon një peshkaqen të lidhur për të realizuar sërf mbi valët e detit, provokuan tërbimin e shoqatave ambientaliste dhe dashamirësve të kafshëve. 


Vajza, e identifikuar si Carinn Lestolis, së bashku me familjen e saj dhe turistë të tjerë gjetën këtë mënyrë argëtimi në një plazh popullor në Filipinë.


I kapur nga peshkatarët, peshkaqeni i llojit balenë, i cili pavarësisht përmasave të tij ha vetëm bimë detare dhe peshq të vegjël, u lidh dhe për dy orë me radhë u përdor si tavolinë serfi, në të cilin u argëtuan me rradhë të gjithë të pranishmit.


Ndonëse abuzimi mbi këtë lloj gjallese është pjesë e kulturës vendase në ishullin tajlandez, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kanë reaguar në mënyrë jashtëzakonisht intensive, pasi imazhet u bënë popullore me botimin e tyre në disa gazeta dhe uebsajte ndërkombëtare.


Sipas një eksperti, "trajtimi çnjerëzor i ka sjellë vuajtje të pabesueshme dhe me siguri ka përfunduar përpara kohe jetën e peshkaqenit, i cili ka nevojë të lëvizë me shpejtësi në ujë, në mënyrë që flegrat e tij të përthithin oskigjenin e ndodhur në det. Edhe në rast se ka mbijetuar, kafsha ka mbetur e stresuar dhe e paorientuar për shumë kohë dhe kjo gjithsesi mund të ketë rezultuar fatale”, nënvizoi eksperti.

Në Filipinë, peshkaqenët balenë përdoren për argëtim ose ushqim, edhe sepse për shkak të karakteristikave të tyre, me dhëmbët e vegjël dhe ezofagun e ngushtë, nuk e sulmojnë kurrë njeriun.
 

Kategorit: Kuriozitete | Shikime: 1415 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar