Kryefaqe » 2013 Shkurt 27 » Studimi: Cila është mosha më e përshtatshme për të pasur fëmijë?
1:56 PM Studimi: Cila është mosha më e përshtatshme për të pasur fëmijë? | |
![]() Ndërsa shumica e përgjigjeve i përkisnin grupmoshës 25-30 vjeç, mosha 26-vjeçare rezultoi më e parapëlqyera midis prindërve aktualë. Ndërsa relativisht ende e re, kjo moshë përkon në shumë raste me përfundimin e studimeve të larta dhe mundësira të mira punësimi, vunë në dukje një e treta e të anketuarve. Ndërkohë, një e pesta u shprehën se zgjidhin këtë moshë sepse ndërsa mund të stabilizojnë familjen ekonomikisht, janë ende kohë që të jenë në kontakt me fëmijët e tyre kur të rriten. Mundësitë ekonomike përbëjnë sfidën më të madhe për çiftet e reja në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, por sondazhi, ndonëse i kufizuar me britanikë, tregoi se mungesa e një shtëpie nuk përbën një problem serioz. Gjashtë në dhjetë të anketuar, pranuan se do t’u mjaftonte të kishin fitime mesatare, për të menduar për krijimin e një familje, ndonëse në kushtet e qerasë. | |
|
Te Gjitha Komentet: 0 | |