Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2012 » Mars » 18 » Tragjedia e familjes së Edgar Çanit!!
11:00 PM
Tragjedia e familjes së Edgar Çanit!!

www.Shijoje.at.ua Tragjedia e familjes së Edgar Çanit!!Një prej konkurrentëve më të fortë në edicionin e sivjetshëm të Big Brother është padyshim 52-vjeçari Edgar Çani. 

Duhet admiruar guximi i tij për të hyrë në një ‘reality show’ që të bën të famshëm brenda një dite e për këtë arsye gjithçka nga jeta private e personazheve deri dikur të panjohur bëhet publike. Një prej historive të para që u bë publike nga jeta e Edgarit ishte divorci i tij nga gruaja e parë. 

Por po të shkojmë edhe më parë në kohë, miq të hershëm të Edgarit tregojnë një prej historive më të dhimbshme të jetës së një njeriu që duket se i ka ndryshuar jetën jo vetëm Edgarit por të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij. Jeta në qytetin e Elbasanit-Edgar Cani djali i një inxhinieri elektrik megjithëse i lindur në Tiranë, bashkë me familjen ka jetuar pothuajse të gjithë fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në qytetin e Elbasanit. Babai i tij u vendos me punë në ish Uzinën Mekanike në qytetin e Elbasanit, ku bashkë me familjen ai jetoi deri në fund të viteve 1970. Edgari ka pasur një motër më të madhe se vetja, Sonja e cila mesa duket shquhej si një nga femrat më të bukura në qytetin e Elbasanit. Sonja, një prej femrave më të lakmuara të qytetit, përfundoi e martuar me një djalë të cilin ia zgjodhi familja.

Nga martesa, motra e Edgarit pati edhe një fëmijë. Por, jeta martesore nuk shkoi mirë për motrën e Edgarit e cila pas shumë pak vitesh martese u vra nga i shoqi. Arsyeja e një prej ngjarjeve më makabre që tronditi jo pak qytetin e Elbasanit asokohe ishte xhelozia e bashkëshortit të Sonjës. Pasi vrau të shoqen, ai vrau edhe veten duke i dalë përpara trenit.

Braktisja e qytetit të Elbasanit

Ngjarja u konsiderua kaq e rëndë për një nga familjet më të ngritura të qytetit sa Edgari në atë kohë ende adoleshent u largua bashkë me familjen. Ngjarja u përfol edhe për shumë vite të tjera dhe u harrua me kalimin e viteve dhe ndryshimin e brezave derisa Edgari u shfaq sërish para syve të qytetarëve të Elbasanit duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje historinë e hidhur të familjes së tij.
Kategorit: Big Brother | Shikime: 559 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar