Shijoje.at.ua: Lajmet e fundit, Video Shqip, Humor
Kryefaqe » 2013 » Janar » 13 » Misteri “Los Roques”, si trekëndëshi i Bermudas?
3:57 PM
Misteri “Los Roques”, si trekëndëshi i Bermudas?
Misteri
"Nga gjurmët e një radari ushtarak venezuelian, është arritur të identifikohet një pikë”, në të cilën, aeroplani i zhdukur në Los Roques "humbi papritur kuotën e lartësisë”. 

Këtë gjë konfirmon ambasada italiane në Caracas. "Është një zonë, në të cilën thellësitë shkojnë deri në 2000 metra, e konsideruar si shumë e madhe nga instrumentat e disponueshëm momentalisht”.

"Autoritetet venezueliane dhe ato italiane janë duke bashkëpunuar për vazhdimin e kërkimeve përtej 8 ditëve të parashikuara, duke përqendruar burimet në një zonë të përcaktuar, si dhe duke përdorur mjetet që përdoren përgjithësisht”, ka theksuar ambasada italiane.

Misteri Los Roques, një tjetër tragjedi
Në 1997 dhe 2008 u zhdukën 2 aeroplanë të tjerë

Është e kotë të thuhet se zhdukja e aeroplanit me 4 italianë në bord, në rrethinat e Los Roques, të rikujton menjëherë historinë e ngjashme të ndodhur në 2008, kur një avion turistësh, ku udhëtonin 8 italianë, u zhduk papritur.

Edhe në atë rast, skenari ishte nga i njëjti arkipelag venezuelian, teksa data korrespondonte me aksidentin e fundit: 4 janar. Në sfondin e kësaj historie, ende të pazgjidhur, është spektri i narkotrafikut.

Disa vite pas zhdukjes së tij, fati i avionit të vogël (Let 410 me 2 motorrë i kompanisë Transaven) dhe i 14 pasagjerëve të tij, nga të cilët 8 italianë, mbetet ende një cështje e pazgjidhur.

Disa ditë më parë, e përjavshmja "Oggi” ka risjellë transkriptimet e dritës jeshile të marrë nga kulla e kontrollit, duke nënvizuar se personat në bord ishin 18 dhe jo 14.

Kjo mbështet hipotezat se 4 pasagjerët "shtesë” mund të kenë qenë narkotrafikantë, të cilët mund të kenë rrëmbyer avionin për përdorim të mëvonshëm për transportin e kokainës.

Deri më sot, i vetmi trup i gjetur, është ai i pilotit të dytë, 37-vjeçarit Osmel Alfredo Avila Otamendi. Nga aeroplani dhe pasagjerët e tjerë, mes të cilëve 3 venezuelianë dhe 1 zvicerian, nuk është gjetur asgjë gjurmë.

Në rrugën e mallkuar, një tjetër rast në 1997

Në të njëjtën rrugë të mallkuar, në të cilën fluturonte aeroplani i Vittorio Missoni-t, është verifikuar një tjetër rast në 1997.

Ishte 2 mars, kur një "Cessna 402”, që kishte në bord dy bashkëshortë venecianë, Mario Parolo dhe Teresa de Bellis, u nisën nga Caracas drejt Los Roques, por nuk mbërritën kurrë në destinacion.

Mbi dy italianët, që udhëtonin së bashku me 3 pasagjerë të tjerë, nuk u mor vesh asgjë.

Precedentë edhe në 2004 e 2006 

Gjithsej janë 4 incidentet e aeroplanëve, që përfshijnë italianë, në rrugën e gjatë të mallkuar të Los Roques: vec 1997 dhe 2008, dalin në pah edhe dy episode të ngjashme në 2004 dhe 2006.

Në rastin e parë u zhduk një "Beechcraft Bonanza”, i drejtuar nga Antonio Buzzi. Në bord edhe dy vajzat e tij, Barbara e Betty, dhe i biri Franco Rosetta.

Në 2006 u zhduk një "Cessna”: në bord Franco Rotunno Diaz, Vincenzo Efrain Rotunno Oteiza dhe Gabriel Venturi Ariza.

Mbetjet e avionit venecian u gjetën muaj më vonë, por asnjë i mbijetuar. 
Kategorit: Jashtzakonshme | Shikime: 494 | Postoi: shijoje | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
ComForm">
avatar